Kërcënimi i Blushit/ Murati: Situata politike e tensionuar. Mungesa e ambasadorit amerikan, ka ndikuar

Kërcënimi i Blushit/ Murati: Situata politike e tensionuar. Mungesa e ambasadorit amerikan, ka ndikuar

16:22, 21/11/2019

I ftuar në Syri TV, kryeredaktori i "Gazeta Shqiptare", Erl Murati ka komentuar ngjarjet e fundit në vend, mes tyre edhe kërcënimin e fundit që një ambasadë e huaj në Tiranë i ka bërë zëdhënësit të presidentit, Tedi Blushi.

Sipas Muratit, këtu kemi të bëjmë me një përplasje mes ambasadës amerikane dhe presidencës.

“Konkretisht, sot zëdhënësi i Presidentit ka mbajtur 3 qëndrime të ndryshme dhe në 2 prej tyre ka përmendur ambasadën amerikane. Ka deklaruar se, “Rruga e Elbasanit” të çon në Elbasan e më pas në Xibrakë. Kemi një përballje, ose mendime të ndryshme mes ambasadës amerikane dhe presidentit.

Ambasada amerikane kërkon që ky konflikt të shkojë në Komisionin e Venecias, ndërsa presidenti nuk e sheh si të paanshme dhe ka të drejtë të ketë pikëpyetjet e veta. Presidenti është legjitim në qëndrimin e tij”, u shpreh Murati.

Sipas gazetarit, "mungesa e një diplomati ka ndikuar në këtë situatë. Ne kemi gjatë 3-4 viteve të fundit kur ka patur përplasje për Reformën në Drejtësi dhe ndërhyrja e ambasadorit amerikan ka qenë vendimtare".

Sa i përket reformës në drejtësi, Murati u shpreh me nota pesimiste, teksa u shpreh se: “Reforma në drejtësi, në mos e dështuar, është e vonuar”.

Intervista në Syri TV:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco