Burime për SYRI.net/ Një ambasadë e huaj kërcënon Tedi Blushin. Ke 30 minuta kohë

Burime për SYRI.net/ Një ambasadë e huaj kërcënon Tedi Blushin. Ke 30 minuta kohë

15:42, 21/11/2019
A+ Aa A-

Burime për SYRI.net kanë bërë me dije se sot paradite një ambasadë e huaj në Tiranë ka kërcënuar zëdhënësin e Presidentit Ilir Meta, për një status të tij në rrjetin social Facebook.

Zëdhënësit Blushi i është thënë se kishte 30 minuta kohe të fshinte statusin, përndryshe do kishte pasoja.

Statuset e sotme të Tedi Blushit:

"Të dashur kolegë gazetarë,

Interesimit tuaj për një lajm, që siç më vutë në dijeni, ja u ka konfirmuar z.Guri Lekloti dhe ju ka sugjeruar t’ja u konfirmoj edhe unë, ju sqaroj :
Po, është e vërtetë që mbrëmjen e djeshme ka patur një bisedë telefonike rreth 30 minuta mes Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta dhe Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA, z.Matthew Palmer, me kërkesë të këtij të fundit.

Qëndrimet e Presidentit Meta të shprehura gjatë kësaj bisede telefonike kanë qenë mjaft të qarta, transparente dhe shteruese.
Megjithatë nëse z.Lekloti, bie dakord me ambasadën e SHBA në Tiranë, dhe na autorizon ta publikojmë të plotë transkriptin e kësaj bisede telefonike, ne jemi gati ta vëmë atë të plotë në dispozicion të opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar.

Presidenti Meta nuk ka asgjë për të fshehur!

Konfirmojmë se marrëdhëniet tona strategjike me SHBA janë të forta, të qëndrueshme dhe transparente, si asnjëherë!"

"ZERO SURPRIZË nga vettingu i Partisë. Pas dështimit të rrëmbimit flagrant të Gjykatës Kushtetuese, rikthehet skenari për bllokimin e këtij institucioni nga të njëjtët aktorë që e bllokuan për tre vjet. TURP! TURP! TURP!"

"Garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit e kanë marrë mbrëmë përgjigjen zyrtare në një bisedë zyrtare tepër të përgjegjshme të Kryetarit të Shtetit.

Tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës.

Mjaft më “Rule of Embassy”. Është koha për “Rule of Law” si çdo vend demokratik.

Rruga e Elbasanit të çon në Elbasan dhe Rama e përdor dhe për në Xibrakë!

Rruga e Kavajës të çon në Kavajë!

Vetëm rruga e Kushtetutës na çon në Europën e Bashkuar!"

Të njëjtat burime bëjnë me dije se do ketë një kallëzim penal në lidhje me këtë kërcënim nga një ambasadë e huaj në Tiranë, që më shumë se kërcënim për zëdhënësin e Presidentit, duket të jetë një kërcënim direkt për vetë Presidentin Meta.

Ne lidhje me kercenimin ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta me nje status ne Facebook:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

dada21/11/2019 16:00

prandaj do rri ai i mallkumi ne pushtet edhe per nje mandat te trete, se opozita nuk ka fantazi dhe merret me keshtu idiotesish, apo edhe me shantazhe me viedo e budallalleqe te ngjashme

Shto koment

Denonco