Muçi: Dhashë llogari dhe për huanë 400 mijë lekë të xhaxhait! S'duan të jem në Kushtetuese!

Muçi: Dhashë llogari dhe për huanë 400 mijë lekë të xhaxhait! S'duan të jem në Kushtetuese!

12:53, 21/11/2019
A+ Aa A-

Besnik Muçi, anëtari i shkarkuar tashmë i Gjykatës Kushtetuese ka folur pas vendimit të KPA që e largoi nga sistemi gjyqësor. Muçi falënderoi gazetarët që kanë ndjekur çështjen e tij dhe dha shkaqet se përse Kolegji i Posaçëm i Ankimimit vendosi shkarkimin e tij.

“Të nderuar gazetarë më lejoni së pari të shpreh falënderim të sinqertë për të gjithë ju që keni ndjekur me vëmendje procesin tim të rivlerësimit. keni pasqyruar me realizëm të gjitha të dhënat, faktet, përjashto ndonjë gazetar që ka shpifur në mënyrë të vazhdueshme, juve sinqerisht ju falënderoj sepse i treguat publikut se cila ishte situata ime në procesin e rivlerësimit.

Shkaku i parë i ankimit është diferenca financiare të 4 vitet, 2003-2006 në shumë e 6 mln lekë të vjetra. Të llogaritura sipas Komisioneri Publik dhe të pranuar nga KPA në kundërshtim me ligjin.

Shkaku i dytë është mosdeklarimi i tokës bujqësore që bashkëshortja ime ka marrë në pronësi në vitin 1991. Bashkëshortja ime është larguar nga familja para 22 vitesh, është një pasur me burim të ligjshëm.

Shkaku tjetër i ankimit ka qenë mosdeklarimi i një banese, të ndërtuar në vitin 1985, të ndërtuar nga familja e bashkëshortes, kur ajo ka qenë e mitur. Ai truall 170 metër në atë fshat e ka sot vlerën 200 mijë lekë. Një shkak ankimi për 40 mijë lekë të vjetra.

Të tjera shkaqe ankimi ishin huatë e marra nga familja ime. Huaja e marrë nga babai, vëllai e motra ime, nga xhaxhai im, 400 mijë lekë të reja, të cilat unë i provova tej çdo ndryshimi. Deklarova që familja ime ka pasur të ardhura të tjera përveç tokës bujqësore”, deklaroi Muçi.

Ai tha më tej se shkak tjetër ankimi ishte për motrën dhe bashkëshortin e saj për një hua në 2006. Më tej Muçi numëroi “mëkatet” e tij dhe të atyre që e zgjodhën si kandidat të Kushtetuese dhe më pas e dekretuan.

“Dorëzova një kolegj një dokument, me vulë apostile, ku provohet se kunati ka paguar në britani 19 mijë paund taksa. Shkak tjetër, kam njohje me një shtetas i dënuar për moskallëzim krimi, kuptojeni vetë çfarë mund të bëjë unë si prokuror, ku e kam cënuar unë besimin te drejtësia që kam njohje me një person që nuk ka kallëzuar krimin dhe ka marrë pafajësi.

KPA pavarësisht se kishte një verifikim nga KPK, rikërkoi edhe një herë dokumenta, dhe asgjë nuk rezultoi. Kam qenë tepër i ngarkuar emocionalisht kur bëja gjykimet këtu, kursë sot ndihem tepër i liruar. Më thoni ju një gjyqtar pasuria e të cilit mos ketë probleme me qindra mijëra euro.

E kam thënë edhe diku tjetër, kam zgjedhur të bëhem prokuror, me ndershmëri e pasion duke zbatuar ligjin pa asnjë masë disiplinore, mëkati i vetëm që bëra para dy vitesh, aplikova për anëtar i Gjykatës Kushtetuese, mendoja se plotësoja kriteret.

Mëkatin tjetër e bëri Dvorani, më listoi të tretin në listë, mëkatin tjetër e bëri Meta që më emëroi anëtar të Kushtetueses. Tani më thoni ç’mund të bëjë një jurist e gjyqtar që punon me pasion e përkushtim e kërkon të bëjë karrierë?!”, deklaroi Muçi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco