Nishani: Muçi s’është prokuror, jo kushdo hetohet nga vetingu

Nishani: Muçi s’është prokuror, jo kushdo hetohet nga vetingu

12:44, 21/11/2019
A+ Aa A-

Ish-presidenti Bujar Nishani, foli për mediat pas takimit në presidencë me pasardhësin e tij, Ilir Meta.

“Pata një takim shumë mirëkuptues dhe të rëndësishëm me Presidentin dhe besoj se sot të gjithë qytetarët e këtij vendi, por edhe aktorët që ndihen përgjegjës duhet të ndihen të shqetësuar për një situatë të paprecedentë, jo vetëm për atë krizë që kemi përjetuar, por edhe për shkak të një kaosi dhe anarkie ndaj Gjykatës Kushtetuese të vendit, prishjes së balancave dhe goditjes barbare publike ndaj Kushtetutës dhe Reformës në Drejtësi me aktin më të fundit që ka ndodhur në Gjykatën Kushtetuese kur Kuvendi dhe Mazhoranca jo vetëm nuk njeh të drejtët e Presidentit, por nuk respekton asnjë gërme të asaj kushtetuese”, tha Nishani.

Më pas, ish-kreu i shtetit komentoi vendimin e vetingut për Besnik Muçin.

“Besnik Muçi si prokuror nuk ekziston më, që nga dita që është emëruar në Gjykatën Kushtetuese ai nuk ekziston më si subjekt. Në rastin konkret çdo individ nuk mund të hetohet nga komisioni i vetingut, jo cdo gjyqtar i vendit hyn, por mbi bazën e një procesi.

Në rastin konkret Muçi nuk ekziston si prokuror, por ne sot pamë se në çfarë situatë profesionale janë njerëzit që u është besuar procesi i vetingut. Ata njerëz që nuk kanë zbatuar elementët fillestarë të doktrinës, mendo në çfarë niveli profesional ndërmarrin veprime këtë njerëz. Parlamenti duhet t’i hetojë e shkarkojë këta njerëz për nivel profesionalizmi skandaloz,” tha Nishani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Genti21/11/2019 14:32

Dmth te gjithe hajdutet qe nuk jane prokurore mund te behen pjese e Gjykates Kushtetuese pa kaluar vettingun...mjafton ti emeroje Ilir Floriri. Me pelqen Llogjika :)

Shto koment

Denonco