Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Balla: Do e çojmë çështjen e Kushtetueses te ‘Venecia’

Balla: Do e çojmë çështjen e Kushtetueses te ‘Venecia’

11:41, 21/11/2019
A+ Aa A-

Partia Socialiste deklaroi se ka në plan të dërgojë në Komisionin e Venecias çështjen e Gjykatës Kushtetuese.

Kështu u shpreh kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Ai tha se Komisioni i Venecias është një institucion i gjithëpranuar.

“Kemi marrë iniciativën e një grupi deputetësh për t’iu drejtuar kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë për të zgjeruar objektin hetimor të Komisionit të Posaçëm të ngritur për shkeljet kushtetuese nga ana e Presidentit, të identifikuara në një kërkesë të mëparshme.

Është tashmë në praktikën e konsoliduar të Kuvendit të Shqipërisë, sikurse është vepruar nga ana e Komisionit Hetimor Parlamentar në rastin e zhdekretimit të 30 qershorit nga Meta, që kryetari i Kuvendit i drejtohet Komisionit të Venecias, një institucion i gjithëpranuar. Është e domosdoshme që edhe në këtë rast, Komisioni Hetimor t’i drejtohet Kryetari të Kuvendit, që sapo të jetë miratuar nga ana e Kuvendit zgjerimi i objektit të hetimit, t’i drejtohemi menjëherë Komisionit të Venecias që të japë vlerësimin e vetë. I bashkohet vlerësimit të SHBA dhe BE”, tha Balla.

Më herët ishte ambasada amerikane që sugjeroi dërgimin e çështjes te Komisioni i Venecias.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz21/11/2019 14:40

Çoje te Venecia edhe grun e motren o Tualet nari, se me ata kllufa qe ka parlamuti, nuk shko dot as deri ne hale, e jo mo me i dhon drejtim kushtetutes!

Shto koment

Denonco