Merret vendimi: Shkarkohet Besnik Muçi

Merret vendimi: Shkarkohet Besnik Muçi

11:19, 21/11/2019
A+ Aa A-

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të shkarkojë Besnik Muçin. Ky i fundit e ndoqi vetë seancën.

Muçi është anëtari i Gjykatës Kushtetuese, i emëruar nga Presidenti Meta pak ditë më parë.

Muçi ka qenë prej disa vitesh prokuror i Krimeve të Rënda, ndërsa më 16 tetor u dekretua nga Presidenti Ilir Meta si anëtar i Gj.K. Trupa gjykuese e KPA deklaroi se Muçi nuk ka justifikuar dot pasurinë.

KPA vlerësoi se Muçi ka deklaratë të pasaktë të pasurisë si dhe ka cënuar besimin për sistemin e drejtësisë për publikun: “KPA ka vlerësuar të gjitha shkaqet dhe ka konstatuar se me pasurinë ka pasur vonesa dhe nuk ka justifikime për burimin e huave të marra. Pra është në kushtet e pamjaftueshme të deklarimit të pasurisë”.

KPA tha më tej se subjekti ka cënuar besimin te drejtësia për publikun dhe nuk gëzon besimin e publikut për vazhdimin e detyrës.

Besnik Muçi u emërua nga presidenti Meta si gjyqtari i parë i Gjykatës Kushtetuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco