Taksë për të hyrë në Tiranë? Bashkia: Keqkuptim i qëllimshëm

Taksë për të hyrë në Tiranë? Bashkia: Keqkuptim i qëllimshëm

11:02, 21/11/2019
A+ Aa A-

Bashkia e Tiranës reagoi ndaj disa raportimeve në media, ku thuhet se ka propozuar vendosjen e një takse për ata që vijnë nga rrethet në kryeqytet. Bashkia sqaroi se kryetari Erion Veliaj nuk ka kërkuar taksim, por trajtim ndryshe nga ndihma e qeverisë për Tiranën, duke e përllogaritur atë jo në bazë të banorëve, por të përdoruesve ditorë.

DEKLARATA

“Në dëgjesën e djeshme në Komisionin Parlamentar të Ligjeve për projekt-buxhetin e vitit 2020, i ftuar edhe në cilësinë e kryetarit të Shoqatës për Autonomi Vendore, kryebashkiaku Erion Veliaj hodhi idenë për një ligj të veçantë për Tiranën, siç e kanë edhe kryeqytete të tjera në Europë (Roma apo Prishtina psh), që Tirana të trajtohet ndryshe nga grantet që qeveria jep për bashkitë. Pra, ndihma e qeverisë për Tiranën të mos llogaritet në bazë të banorëve, por të përdoruesve ditore të qytetit, duke qenë se në Tiranë merr shërbime e gjithë Shqipëria, e jo vetëm banorët e Tiranës.

Por, kjo deklaratë u keqkuptua qëllimshëm nga disa media.

Ndaj, Bashkia e Tiranës gjen rastin të sqarojë qytetarët e saj dhe opinionin publik, se të gjitha lajmet për vendosjen e një takse për qytetarët që vijnë në Tiranë janë të PAVERTETA dhe një FAKE NEWS i sajuar nga pronarë mediash gjobëvënëse dhe keqinformuese!

Dy gjëra janë të sigurta: Nuk do të paguhet asnjë taksë në Tiranë nga jo-rezidentët dhe nuk do të paguhet asnjë "gjobëvënie" nga kryetari i Bashkisë për median që gjeneroi histerinë e radhës!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz21/11/2019 14:51

Po tashi na qetesove o lali Dhjeri pedofili me ket sqarim per taksen, po si tja bojm 0 leje ndertimi qe na premtove dhe lejet e betonit i 100 fishove! Po çmimit te ujit qe na e ngrite, me premtimin e 24 oreve uje, si tja bojme o pederasti bashkis?!

Arberi 21/11/2019 12:03

Ky kurva e provon nje here pastaj po nejten urte e hajne shqiptaret sic e kane henger dhe gjera te tjera

Shto koment

Denonco