Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Basha me Tusk: Do bindim BE-në siç bëmë me NATO-n dhe heqjen e vizave

Basha me Tusk: Do bindim BE-në siç bëmë me NATO-n dhe heqjen e vizave

09:06, 21/11/2019
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua me presidentin e ri të PPE, Donald Tusk.

Ky i fundit ka qenë president i Këshillit Europian, kurse tani ka marrë përsipër detyrën e rëndësishme në krye të familjes më të madhe politike europiane.

“Pata kënaqësinë të bashkëbisedoja dhe t’i uroja suksese Presidentit të ri të Partisë Popullore Europiane, Donald Tusk, një mbështetës i jashtëzakonshëm i Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrugën e integrimit në BE. 

Ndava me Presidentin Tusk vendosmërinë time për të luftuar fort për plotësimin e të gjitha detyrimeve që vendi ynë ka për hapjen e negociatave, dhe për të bindur me rezultatet e punës tonë vendet skeptike, siç kemi bërë për anëtarësimin në NATO dhe heqjen e vizave.

Gjeta mbështetjen e plotë dhe gatishmërinë e Presidentit Tusk për të na ndihmuar në këtë proces transformimi rrënjësor të vendit tonë, duke vendosur në Shqipëri standartet e Bashkimit Europian, zgjedhje të lira dhe të ndershme, funksionimin e shtetit ligjor, barazinë para ligjit, luftën kundër korrupsionit, ndarjen e politikës nga krimi dhe zhvillimin ekonomik.

Presidenti Tusk theksoi se në një betejë politike, e vërteta dhe vendosmëria do të triumfojnë kundër lajmeve të rreme, manipulimeve dhe urrejtjes, ndërsa shprehu angazhimin për ta ndihmuar Shqipërinë të thotë të vërtetat e saj larg propagandës. Presidenti i PPE, mirëpriti ftesën time për të vizituar së shpejti vendin tonë,” shkruan Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco