Dokumenti/ 10 milion lekë një bredh dekorativ për festat e fundivitit

Dokumenti/ 10 milion lekë një bredh dekorativ për festat e fundivitit

23:08, 20/11/2019

Një qytetar ka denoncuar shpenzimet marramendëse nga rilindasit monist të 30 qershorit të cilët kanë filluar ti bien në top parave të taksapaguesve.

Denoncimi më i fundit vjen për kryetarin e Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, që ka blerë një bredh me vlerë 10 milion lekë ndërsa në fillimi e kishte tenderuar për 15 milion lekë.

Denoncimi është bërë publik edhe nga ish-kryeministri Berisha.

‘Narkozyrtaret festojne vitin e ri me parate qe ju vjedhin qytetareve te varfer!

10 milione lek vjel, blen bredhin e vitit te Ri narkokryetari monist i Maliqit!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital dhe shikoni fotot e tij. sb

Pas një shkrese të ardhur në inbox e faqes, ku Kryetari i Bashkis Maliq, "topja" Gëzim Topçiu, shpenzonte 15 milion lek për një bredh dekorativ për festat e fundvitit, vjen shkresa e dytë. Në këtë shkresë të dytë, "topja i bashkisë" është treguar zemërgjerë dhe dorështrënguar me taksat e qytetarëve të Maliqit. Nga 15 milion, e ka çuar në 10 milion lek blerjen e kësaj peme. Nuk e di çfarë ka të pazakontë kjo pemë që taksapaguesit e Maliqit të paguajn këtë luks kaq të madhë kur kanë gjëra më të rëndësishme si shkollat, infrastruktura, subvencionet e fermerve të zonës që çdo vit shohim se e hedhin mundin dhe djersën e tyre, e shumë gjëra më jetike, por edhe sikur dora vetë Tarzani të kishte qëndruar majë kësaj peme dhe të merrej si vlerë historike nuk do kishte këtë kosto nga buxheti i bashkisë.

Edi Rama Prokuroria e Pergjithshme Kontrolli I Larte i Shtetit shikoni gjë nga sytë ju?’

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tironci21/11/2019 08:36

Ky qeka, burre i mire !!! Pasi o menu mire, ka thone me vete.... Si shume jane, me vjedh 15 miljon, se s' ka lezet. Po vjedh vetem 10 miljon !!!

Shto koment

Denonco