Ish-Prokurori i Përgjithshëm: Në kohën e Berishës funksiononte shteti

Ish-Prokurori i Përgjithshëm: Në kohën e Berishës funksiononte shteti

22:35, 20/11/2019
A+ Aa A-

Ish-prokurori i Përgjithshëm Theodhori Sollaku, i ftuar në emisionin 360 Gradë në RTV Ora pohoi se shteti funksiononte gjatë kohës që në pushtet ishte Sali Berisha.

Ai kritikoi procesin e vettingut duke shprehur se nuk është shkarkuar ende asnjë me prova dhe argumente bindëse për përfshirjen në korrupsion.

‘Edhe përpara 2016-ës këta që artikulojnë sot, përfaqësuesit e mazhorancës, unë mendoj që e kanë gabim.

Ka qenë ajo Gjykatë Kushtetuese që në kohën e pushtetit të Sali Berishës mund të ketë prishur rreth 40 ligje dhe akte të qeverisë me kërkesën e opozitës së asaj kohe. Do të thotë që funksiononte shteti.

Natyrisht që ka pasur problematika dhe shqetësimi më i madh i njerëzve ndaj opinionit në tërësi ka qenë korrupsioni.

Në thelb ajo është krim dhe si gjithë krimet e tjera shteti ka mekanizma për ta frenuar e për ta parandaluar dhe për ta goditur.

Ne kemi sot gati një vit që po bëhet vettingu në organet e drejtësisë dhe nuk kemi parë një që të shkarkohet me argumenta bindëse si i korruptuar.', ka thene Sollaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz22/11/2019 15:51

Sigurisht qe ne kohen e Doktorit funksiononte shteti, sepse vet Doktori osht burr shteti, dhe jo drogaxhi ordiner si Edver Taqi Langaraqi!

Shto koment

Denonco