Haradinaj thumbon keq Ramën: Bëri zgjedhje me 1 parti, tani na jep mend për Kosovën

Haradinaj thumbon keq Ramën: Bëri zgjedhje me 1 parti, tani na jep mend për Kosovën

22:17, 20/11/2019
A+ Aa A-

Edi Rama ka marrë një sërë thumbimesh nga homologu në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, pak ditë pasi tha se Kosova po izolohet dhe vetëpërjashtohet nga mini-Shengeni Ballkanik.

Haradinaj është përgjigjur sot: Kush është Rama që t’i tregojë Kosovës se ç’duhet të bëjë, teksa shton se është kundër idesë së Shengenit. Haradinaj përmend edhe skandalin e Ramës me hartën, ku Kosova shihej si pjesë e Serbisë.

‘Kush është kryeministri Rama t’i kallëzojë Kosovës ç’ka do bëhet me Kosovën. Le të tregojë ai si i ka mbajtur zgjedhjet veç me një parti, nëse qenka aq i mençur dhe i di të gjitha punët e Kosovës dhe rajonit.

Ai le të tregojë si vetëm me një parti mbajti zgjedhjet në Shqipëri. Shihni zgjedhjet në Kosovë, të gjitha partitë kanë marrë pjesë, askush s’e ka mohu rezultatin zgjedhor’, - shprehet Haradinaj për gazetën Ekspres.

Më tej Haradinaj ka theksuar se bisedat për shkëmbim territoresh janë një ide që ka qenë vdekjeprurëse, të cilën është detyruar ta luftojë.

‘Hapja e bisedave për territoret ka qenë vdekjeprurëse, ka qenë shkatërruese për mua dhe për qeverinë. Jam detyruar të luftoj kundër asaj ideje’, – theksoi Haradinaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arberi21/11/2019 08:12

O komenti Taulant Palles por Ramushit dhe neve nuk e menduam qe del nje jevg si Rama dhe eshte per shitjen e Kosoves tek Serbi.

taulant balla20/11/2019 23:04

po ti o rramush cudite dynjane kur na the se je per bashkimin kosove shqiperi dhe se isne i mendimit qe edi pall rama te ishte kryetari i dy vendeve te bashkuara.tw kujtohet ky trapllek besoj

Shtetrrumpalle 20/11/2019 22:45

Ramushi ka luftuar per liri, eDRAMA ka KCK per pushtet

Shto koment

Denonco