'Te Gjykata Kushtetuese vija është e kuqe flakë'/ Blushi: Paralajmërim i prerë

'Te Gjykata Kushtetuese vija është e kuqe flakë'/ Blushi: Paralajmërim i prerë

14:53, 20/11/2019
A+ Aa A-

“Te Gjykata Kushtetuese vija është e kuqe, dhe është e kuqe flakë!”, kjo është një pjesë e reagimit të zëdhënësit të Institucionit të Presidentit, Tedi Blushi pas deklaratës së sekretarit të Përgjithshëm të PS-së,Taulant Balla.

Me nje reagim në faqen e tij në Facebook, Blushi shkruan se 'deklaratat e shëmtuara dhe të dënueshme të Ballës janë presione të qarta politike ndaj organit të akuzës, për të mos vepruar menjëherë ndaj kallëzimit penal të depozituar dje nga Presidenti i Republikës ndaj Dvoranit'.

Ja postimi i plotë i zedhesit te presidentit Tedi Blushi, në Facebook:

Deklaratat e shëmtuara dhe të dënueshme të z.Balla janë presione të dhunshme dhe të qarta politike ndaj organit të akuzës, për të mos vepruar menjëherë ndaj kallëzimit penal të depozituar dje nga Presidenti i Republikës ndaj z.Ardian Dvorani, besnikut të partisë dhe dhunuesit të vetëdijshëm të ligjit dhe Kushtetutës.

Presidenti Meta ka qenë shumë i qartë dhe KA PARALAJMËRUAR PRERË se në të ardhmen NUK DO TË TOLEROJË MË, as shkeljen më të vogël të procedurave, që synon kapjen mafioze të Reformës në Drejtësi, që tani ndodhet para një momenti historik për të dëshmuar integritetin dhe vërtetësinë e saj!

Për këdo që nuk e ka kuptuar qartë, PARALAJMËRIMI ËSHTË I PRERË:

LARG DUART NGA GJYKATA KUSHTETUESE!

TE GJYKATA KUSHTETUESE VIJA ËSHTË E KUQE, DHE ËSHTË E KUQE FLAKË!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco