A do e kishte shpërndarë Kuvendin? Berisha: Absolutisht po

A do e kishte shpërndarë Kuvendin? Berisha: Absolutisht po

13:24, 20/11/2019
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha, komentoi situatën politike në vend pasi doli nga takimi me presidentin Ilir Meta.

Duke qenë se së fundmi ka spekulime se zoti Meta mund të shpërndajë Kuvendin, Berisha u përgjigj përpara gazetarëve se çfarë do bënte ai në këtë rast.

“Absolutisht po. Në vlerësimin tim, ky Parlament nuk mund të mblidhej kurrë në shtatorin që shkoi pa shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Ky Parlament është në thyerje flagrante të Kushtetutës. Këta narkotrafikant nuk mund t’i servireshin shqiptarëve si deputetë, pasi kushtetuta e ka të qartë se Parlamenti ka 140 deputetë”, tha Berisha.

Ndërkohë, Berisha thekson se Presidenti i Republikës po bën një përpjekje të jashtëzakonshme për të mbrojtur Kushtetutën dhe reformën që deri tani është e falimentuar, sipas tij.

“Unë shpreha solidaritetin tim. Rëndësi të madhe ka që shqiptarët të kaptojnë që janë momente kritike. Asnjë nga këto vendime nuk përtypet nga ata që i hapin ditën jeshile Shqipërisë për hapjen e negociatave. Është koha që shqiptarët të ndërgjegjësohen se për faj të Ramës po paguajnë të rinjtë e këtij vendi”, tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco