Kriza e rëndë politike, Meta fton në takim 3 ish-Presidentët Nga takimi dje me ish-presidentin Rexhep Meidani

Kriza e rëndë politike, Meta fton në takim 3 ish-Presidentët

10:05, 20/11/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka ftuar sot në Presidencë, edhe tre paraardhës të tjerë të tij: Alfred Moisiun, Bamir Topin dhe Bujar Nishanin.

Dje, Meta bisedoi me njerin prej tyre, ish-Presidentin Rexhep Meidani dhe po merr mendime për zgjidhjen e krizës politike në të cilën është futur vendi dhe ngërçit që po krijon Kryeministri i vendit në zgjedhjen e organeve të reja të drejtësisë.

Vetë Meta shkroi dje në Fb: "Së bashku me ish-Presidentin, Prof.Rexhep Meidani diskutuam sot për zhvillimet më të fundit në vend dhe rëndësinë e zgjidhjes së krizës së rëndë politike dhe institucionale."

Po ashtu, të martën, Meta diskutoi në Presidencë edhe me kryetarët e partive opozitare që i kanë djegur mandatet, të kryesuar nga lideri i opozitës, Lulzim Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco