'Na merr malli për ty vlla'/ Dedikimi emocionues i Nokës për Olldashin

'Na merr malli për ty vlla'/ Dedikimi emocionues i Nokës për Olldashin

22:53, 19/11/2019
A+ Aa A-

Më 20 nëntor të 2013 do të ndahej tragjikisht nga jeta, në një aksident automobolistik, ish-deputeti dhe ish-ministri i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi.

Ditën e nesërme shënohen plot gjashtë vite nga vdekja e tij dhe një prej miqve dhe bashkëpunëtorëve më të afërt të politikanit, Flamur Noka e kujton përmes një dedikimi emocionues në Facebook.

Teksa poston një foto të Olldashit, ish-deputeti demokrat shkruan: “U bënë 6 vjet pa ty Koli. Na merr malli për ty vlla”.

ImageSokol Olldashi u nda nga jeta  në moshën 41-vjeçare mbrëmjen e 20 nëntorit të një viti më parë  në një aksident automobilistik teksa udhëtonte nga Elbasani për në Tiranë, i vetëm me automjetin e tij.
 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco