Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Përse Berisha i drejtohet Ramës me 'Zografi bis'

Përse Berisha i drejtohet Ramës me 'Zografi bis'

21:18, 19/11/2019
A+ Aa A-

E kemi dëgjuar shpeshherë ish kryeministrin Sali Berisha ti drejtohet Edi Ramës me nofkën "Zografi bis".

Sa herë që diskutohej ideja për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi, plan ku edhe kryeministri shqiptar u angazhua publikisht, Berisha i drejtohet me "Zografi Bis".

Edhe sot, kur Rama bëri gafën e rradhës duke postuar një hartë e cila e shfaqte Kosovën pjesë të Serbisë, ish-kryeministri pati të njëjtin reagim.

“Zografi bis në një akt flagrant të tradhëtisë kombëtare fshin Kosovën si shtet i pavarur dhe e paraqet atë si territor të Serbisë!”, shkroi Berisha.

Por kush është Zografi bis?

Jorgji Zografi ishte një politikan nga jugu i Shqipërisë. Ai u vendos në shërbim të interesave shoviniste greke, kur në vitin 1914 shpalli vetën president të Epirit të Veriut, një territor i vetëshpallur nga grekofonët në atë pjesë.

Kjo republikë u shpall pa marrë parasysh mendimin e shqiptarëve etnikë që përbënin shumicën në Shqipërinë e Jugut deri në Prevezë. Ajo morri fund shumë shpejt në korrik të 1914’ës kur edhe filloi Lufta e Parë Botërore.

Kujtojmë se Edi Rama bëri sot një postim në rrjetin social Facebook ku e shfaqi hartën e Ballkanit pa Kosovën si shtet të pavarur por si pjesë të Serbisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco