Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Çfarë bëri kryeministri pas thirrjeve 'Rama ik' në stadium/ Gazetari zbulon detaje të reja

Çfarë bëri kryeministri pas thirrjeve 'Rama ik' në stadium/ Gazetari zbulon detaje të reja

21:03, 19/11/2019
A+ Aa A-

I ftuar në Fax News, gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja foli për momentin befasues me të cilin u përball kryeministri Edi Rama gjatë inagurimit të stadiumit të “Air Albania Satadium”.

“Rama ik” ishin thirrjet e tifozëve që e vunë në vështirësi kreun e mazhorancës, i cili sipas gazetarit, doli jashtë stadiumit për të marrë veten.

“Njerëz që kishin ardhur për të parë ndeshjen me Francën dhe stadiumin e ri, e kthyen këtë situatë në një situatë politike, aq shumë ju ka ardhur shpirti në majë të hundës nga kjo qeveri. Unë kam qenë në një pjesë të stadiumit, përballë me kryeministrin.

Ato moment kam parë kryeministrin që është shkëputur nga vendi. Kryeminsitri ka dalë nga aty ka qendruar 15 minuta jashtë për të marrë veten nga ajo që ndodhi. Kanë qenë çaste shumë drithëruese dhe poztive për mua.

Janë munduar media pranë Ramës për ti cilësuar si një organizim të opozitës shqiptare. Nuk mendoj se ishte një organizim i opozitës, veç banderolës Rama Ik, ku u krijua nga aktivitstët e FRPD-së.

Kjo është një çështje që më kanë shijuar më shumë në ato momente sesa ndeshja. Unë e shikoj këtë si një ogur të mirë për një qasje të re ndaj Shqipërisë. Sado që ti të vendosësh burg për ato që organizojnë protesta e te tjera, qytetarët e gjejnë mënyrën për të protestuar”, u shpreh ndër të tjera Aulon Kalaja.

Thirrjet "Rama ik" gjatë ndeshjes Shqipëri-Francë:

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco