Zgjerimi/ KE pret janarin për propozimin e Francës

Zgjerimi/ KE pret janarin për propozimin e Francës

20:43, 19/11/2019
A+ Aa A-

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE do të presin derisa të nisë punë ekipi i ri i Komisionit Europian, për të shqyrtuar propozimin e Francës mbi metodologjinë e zgjerimit.

6 shtete anëtare i kanë kërkuar Komisionit Europian që të paraqesë propozime konkrete në janar lidhur risitë e kësaj metodologjie.

Diskutimi i ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian mbi zgjerimin ka qenë i shkurtër. Shtetet anëtare kanë mundur të shprehin në parim mbështetjen ose vërejtjet e tyre lidhur me propozimin francez për reformimin e metodologjisë së zgjerimit të BE-së, por pa hyrë në detaje:

Tytti Tuppurainen, ministre e Jashtme e Finlandës: “Ne i mirëpresim propozimet e shteteve anëtare. Kjo ndihmon vazhdimin e procesit. Por, ne sot nuk diskutuam veçanërisht mbi propozimin francez. Shtetet anëtare morën fjalën për t’u shprehur, se ku ndodhemi aktualisht me procesin e zgjerimit dhe ne dëgjuam edhe propozimin francez. Kishte vende që e mirëpritën dhe kishte vende që kishin shqetësime lidhur me këtë plan. Qëndrimi i përgjithshëm është të presim fillimin e mandatit të Komisionit të ri Europian për të shqyrtuar idetë e Komisionit se si tê ecim pêrpara me procesin.

Ministrja Tuppurainen  nuk ka mundur të thotë nëse ka aktualisht një shtet anëtar të Bashkimit Europian që e konsideron propozimin francez të papranueshëm:

Tytti Tuppurainen, ministre e Jashtme e Finlandës: “Ne nuk votuam mbi propozimin francez. Ne dëgjuam mendimet e shteteve anëtare dhe ne diskutuam në përgjithësi politikën e zgjerimit dhe perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Diskutimi sot nuk ishte mbi propozimin francez Pra, mbetet për t’u parë”.

Ndërkohë, 6 shtetet anëtare kanë firmosur një letër drejtuar Komisionit Europian që të paraqesë propozime konkrete në janar lidhur me ndryshimin e metodologjisë së zgjerimit. Ata mbështesin nevojën e përmirësimit të procesit të negociatave të anëtarësimit, por duke bërë të mundur hapjen  e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në mars tê 2020.

Andreja Metelko Zgombic, sekretare e Shtetit për Ccështjet Europiane: “Ne kuptojnë vërejtjet që francezët kanë dhe jemi të gatshëm që të diskutojmë, se si mund të përmirësohet metodologjia e negociatave të anëtarësimit. Ne do të marrim propozimin francez si një impuls për të përmirësuar procesin e zgjerimit për vendet kandidate. Kroacia gjatë presidencës së saj do të lehtësojë konsensusin në mënyrë që të bëhet e mundur hapja e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por njëkohësisht tê përmirësohet procesi i anëtarësimit dhe ka hapësirë për këtë”.

Presidenca finlandeze ka theksuar se Komisioni i ri Europian duhet të përgatisë samitin e marsit, ku liderët europianë do t’i rikthehen çështjes së zgjerimit. /abcnews.al

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco