Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

'Kosova brenda Serbisë', as lapsus e as lajthitje e momentit/ Postim provokativ dhe fyes i kryeministrit'

'Kosova brenda Serbisë', as lapsus e as lajthitje e momentit/ Postim provokativ dhe fyes i kryeministrit'

20:15, 19/11/2019
A+ Aa A-

“Kosova brenda Serbisë, një postim provokativ dhe fyes i Kryeministrit të Shqipërisë!”.

Kështu shprehet zv/kryetari i LSI-së Luan Rama lidhur me postimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama, i cili publikoi një hartë ku Kosova shfaqej si pjesë e Serbisë.

Sipas zyrtarit të LSI, ky nuk është një lapsus nga ana e Ramës, por një postim provokativ dhe fyes jo vetëm për Kosovën dhe qytetarët e saj, po për të gjithë shqiptarët kudo ku ata jetojnë dhe punojnë.

Reagimi i plotë i Luan Ramës:

Kosova brenda Serbisë – një postim provokativ dhe fyes i Kryeministrit të Shqipërisë!

Nuk është një lapsus. Nuk është as ndonjë gabim prej pakujdesisë, publikimi në faqen e profilit të Edi Ramës në fb i hartës së “investimeve për sigurimin e furnizimit 24 orë me ujë në zonat rurale të vendit nga veriu në jug”, siç shkruan ai vetë, ku ndër shtetet që ndajnë kufi me Shqipërinë, mungon Kosova, e cila është vendosur brenda kufijve të Serbisë.

Nuk është as ndonjë lajthitje e rastit, po të kemi parasysh se me sa vëmendje e përkujdesje e kuron gjithë performancën e vet mediatike Kryeministri i Shqipërisë.

Është një postim provokativ dhe fyes i Kryeministrit të Shqipërisë, jo vetëm për Kosovën dhe qytetarët e saj, po për të gjithë shqiptarët kudo ku ata jetojnë dhe punojnë!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco