Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

‘Si e përvetësoi Dvorani detyrën e kreut të shtetit’

‘Si e përvetësoi Dvorani detyrën e kreut të shtetit’

20:10, 19/11/2019
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta e paditi të martën kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘përvetësim të detyrës shtetërore’. 

Nëse akuza e parë është e njohur për veshët e shqiptarëve, kjo e dyta është pak e njohur. Kjo akuzë parashikohet nga neni 246 i Kodit Penal.

Në këtë rast, Dvorani i ka përvetësuar detyrën shtetërore zyrtarit më të lartë të shtetit, Presidentit të Republikës.

Sipas padisë, Dvorani ka ndërhyrë në ushtrimin e kompetencave të Presidentit të Republikës sa i përket të drejtës për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Por kur quhet e konsumuar kjo vepër penale? Sipas ligjit, ajo kërkon në radhë të parë kryerjen e veprimeve të paligjshme, shoqëruar me kryerjen e veprimeve që i takojnë mbajtësit të detyrës.

Elementi i parë është konsumuar me botimin në Fletoren Zyrtare të listës për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

“Në rastin konkret, neni 226, pika 2/e i ligjit Nr. 115/2016 parashikon vetëm të drejtën e Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për të nënshkruar aktet e verifikimit, vlerësimit dhe të renditjes dhe më pas ia përcjell ato organit të emërtesës, pra Presidentit të Republikës. Ndërkohë, botimi i këtyre akteve në Fletoren Zyrtare nuk është i parashikuar as në ligjin Nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” dhe as në ligjin Nr. 78/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Qendrës së Botimeve Zyrtare”. Për më tepër, dërgimi i akteve për botim në Fletoren Zyrtare nuk është bërë me një vendimmarrje të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, por vetëm me iniciativën antiligjore të vetë Kryetarit të KED-së. Çdo veprim i kryer përtej kërkesave të ligjit dhe pa një vendimmarrje të KED, përfshihet në llojin e veprimeve që konsiderohen vepra penale, që në rastin konkret është shpërdorimi i detyrës. Në këtë mënyrë plotësohet elementi i parë i anës objektive të veprës penale të përvetësimit të detyrës,” thuhet në padi.

Ndërkohë elementi i dytë është konsumuar pasi Dvorani ka krijuar idenë në publik se Arta Vorpsi është anëtare e Gjykatës Kushtetuese për shkak të përfundimit të afatit ligjor të Presidentit për t’u shprehur.

“Ligji Nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese” dhe ligji Nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” nuk kanë parashikuar në asnjë dispozitë të drejtën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për të konstatuar emërimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese. Përkundrazi, në logjikën e ligjit është e qartë se të drejtën për të konstatuar emërimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese, e ka organi i emërtesës së tij, në rastin konkret Presidenti i Republikës. Kushtetuta e Shqipërisë dhe ligji Nr. 8577/2000 kanë parashikuar edhe një etapë të fundit përpara fillimit të detyrës së anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Neni 129 i Kushtetutës dhe neni 8 i ligjit Nr. 8577/2000 parashikojnë shprehimisht se “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin përpara Presidentit të Republikës”.

"Pra, pavarësisht se cili është organi i emërtesës, kushtetutëbërësi ia ka njohur të drejtën Presidentit të Republikës, në cilësinë e Kryetarit të Shtetit, që nëpërmjet betimit përpara tij të çertifikojë përfundimisht emërimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese. Në këtë kuptim, është e qartë se e drejta për të emëruar apo konstatuar emërimin automatikisht të tre prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, i takon eksluzivisht Presidentit të Republikës. Përpjekja e Kryetarit të KED-së që nëpërmjet një manovre të paligjshme dhe të qëllimshme të konstatojë emërimin e znj. Arta Vorpsi anëtare të Gjykatës Kushtetuese duke dërguar listën për botim në Fletoren Zyrtare, përbën përvetësim të kompetencave të Presidentit të Republikës nëpërmjet ushtrimit të tyre në mënyrë të padrejtë. Në këtë mënyrë përmbushet edhe elementi i dytë i anës objektive të veprës penale të përvetësimit të detyrës. Për sa më sipër, Presidenti çmon se elementi i dytë lidhur me anën objektive të veprës penale është përmbushur plotësisht,” thekson padia.

Për më tepër, presidenti thotë se veprimet e Dvoranit janë kryer me vetëdije dhe me dashje të drejtpërdrejtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

cuf dabjoni.19/11/2019 20:30

jashte cdo diskutimi qe e meriton denimin. Por, sipas paçavures sorroiste te majte......... "e ashtuquajtura Reforme e Drejtesise" ; Sovrani nepermjet perfaqesuesve te tij deputeteve te Kuvendit ne 22 korrik 2016 ja kaloj ushtrimin e ketij sovraniteti sistemit te drejtesis qe 95 % jane tejet te korruptuar; qe tashme emerojne e shkarkojne gjikende si dh mund te ndryshojne çdo ligj qe nuk je pelqen...Presidenti e Kuvendi jane thjeshte notere qe perzgjedhin nje nga ata qe ju do interesi KED-it.. KLP-se dhe KLGj. Kjo nuk ndodh ne asnje vend te botes. Turp per shumicen qeverisese...e pakicen qe fle gjum. Duhen permbysur para se te jete vone..

Shto koment

Denonco