Basha me gjeneralin Jones: Në qeverisjen tonë nesër do forcojmë më tej marrëdhëniet Shqipëri-SHBA

Basha me gjeneralin Jones: Në qeverisjen tonë nesër do forcojmë më tej marrëdhëniet Shqipëri-SHBA

19:55, 19/11/2019
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka pritur në një takim në selinë blu, Gjeneralin James Jones, ish Këshilltar për Sigurinë i Presidentit të SHBA dhe ish-Komandant Suprem i Forcave të NATO-s në Europë.

Përmes një postimi në Facebook, Basha shprehet ndër të tjera se, në takim u diskutua mbi rëndësinë e anëtarsimit të Shqipërisë në BE dhe domosdoshmërinë për tu rreshtuar në krah të aleatëve tanë, SHBA dhe BE përsa i përket sigurisë dhe teknologjisë.

Sipas Bashës, në qeverinë e nesërme, e drejtuar prej tij, do të bëhet gjithcka që të forcojmë edhe më tej marrëdhëniet Shqipëri-SHBA

"Mirëprita në zyrë Gjeneralin James Jones, ish Këshilltar për Sigurinë i Presidentit të SHBA dhe ish-Komandant Suprem i Forcave të NATO-s në Europë.

Bashkë, patëm rastin të diskutonim mbi rëndësinë e anëtarsimit të Shqipërisë në BE dhe domosdoshmërinë për tu rreshtuar në krah të aleatëve tanë, SHBA dhe BE përsa i përket sigurisë dhe teknologjisë.

Në qeverisjen tonë nesër, ne do të bëjmë gjithcka që të forcojmë edhe më tej marrëdhëniet Shqipëri-SHBA sepse shqiptarët e kanë shumë të qartë se e ardhmja e vendit tonë, është krah për krah me vlerat perëndimore", shkruan Basha në postimin e tij.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco