'Policia greke rreh keq shqiptarin 18-vjeçar, ambasadorja shqiptare shijon qetësisht luksin'

'Policia greke rreh keq shqiptarin 18-vjeçar, ambasadorja shqiptare shijon qetësisht luksin'

19:03, 19/11/2019
A+ Aa A-

Gazetari shqiptar në Greqi, Shpëtim Zhinxhiria ka bërë publik dhunimin e një 18-vjeçari shqiptar në Greqi. Sipas tij, policia greke, pas një kontrolli rutinë në mbrëmjen e ditëlindjes së tij, e kanë dhunuar vetëm sepse ishte shqiptar.

Ambasada shqiptare në Greqi nuk e ka bërë publik rastin, por ka qenë portali grek “3pointmagazine.gr” që e ka raportuar fillimisht ngjarjen.

Sipas gazetarit Zinxhiria, ambasada shqiptare në Greqi 'po merr fytyrën e një Gestapoje dhe ai ka kërkuar nga presidenti të firmosë kërkesën për largimin e ambasadores Ardiana Hobdari'.

DENONCIMI I GAZETARIT:

TURP: E keqtrajtojnë policët 18-vjeçarin pse është shqiptar, si gjithmonë edhe këtë radhë ambasada hesht. Por…

Pse hesht kjo zonjë që i paguajmë nga xhepat tona qera shtepie 2200 euro në muaj? Është portali grek “3pointmagazine.gr” që publikon një ngjarje të rëndë ndodhur më 16 nëntor në një nga rrugët më kryesore në Athinë, në atë Patision, në dëm të një 18-vjeçari shqiptar. Ai u rrah nga trupat e policisë greke (Mat) mbrëmjen e ditëlindjes pas një kontrolli rutinë, por sa panë qe ishte shqiptar, është keqtrajtuar. Por si gjithnjë edhe ky rast është anashkaluar nga ambasada jonë shqiptare, një përfaqësi sa po vjen dhe po tregon fytyren e saj të vertetë te një Gestapoje.

Jo pak herë kam theksuar se kjo zonjë me qendrime anti-shqiptare duhet të ishte larguar me kohë për qendrimet e shfaqura anti-shqiptare përballë problemeve të njëpasnjëshme të shqiptarëve në Greqi. E zhytur në luks si në shtëpi, ashtu edhe në zyrën e saj paguar nga taksat tona këtu e tre vjet, kjo zonjë në rolin e një përfaqësuesi shteti asnjëhere nuk ka ngritur zërin e saj për padrejtësitë ndaj shqiptarve. Ka mbi tre vjet që ai shtet i korruptuar i paguan nga xhepi ynë qera shtepi tre herë më shumë se paraardhësi i saj, por mbi të gjitha deri më sot nuk ka justifikuar punën e saj si ambasadore perkundrazi ka punuar në dem te interesave të shqiptarve, duke kujtuar edhe mbylljen e kurseve te gjuhës shqipe në Kretë, apo thirrjet e saj për arrestimet e gazetarëve shqiptarë…

Nëse Presidenti është me të vertetë i tillë, të firmosë atë të shkretë kërkëse të ministrit të Jashtëm për largimin e kësaj ambasadore, pasi shqiptaret në Greqi nuk e kanë atë luks ta kenë pranë si një kukull. Shqipëria duhet te reagojë pasi shqiptaret vriten zhduken dhe keqtrajtohen apo denohen ne burgje vetem pse jane shqiptarë…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco