Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Meta pret ish-presidentin Meidani, çfarë pati propozuar kreu i shtetit

Meta pret ish-presidentin Meidani, çfarë pati propozuar kreu i shtetit

18:34, 19/11/2019
A+ Aa A-

Pas takimit me liderët e opozitës, presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur në zyrën e tij edhe ish-kreun e shtetit, Rexhep Meidani. Zhvillimet e fundit në vend, kriza politike dhe ajo institucionale kanë qenë temat e bisedimit mes Meës dhe Meidani.

“Së bashku me ish-Presidentin, Prof.Rexhep Meidani diskutuam sot për zhvillimet më të fundit në vend dhe rëndësinë e zgjidhjes së krizës së rëndë politike dhe institucionale”, shkruan presidenti Meta në postimin e tij.

Pak kohë më parë, kreu i shtetit Ilir Meta teksa kishte shpallur si datë zgjedhjesh 13 tetorin, tha se ishte i gatshëm të futej në garë nëse në zyrën e tij do të vinte Rexhep Meidani.

“Unë s’kam patur iluzione që Shqipëria do organizojë zgjedhje daneze, kjo është çështje që kërkon kulturë tjetër. Presidenti do japë shembullin personal, nëse s’do bëjmë zgjedhje në 13 tetor, do bëjmë zgjedhje presidenciale. Presidenti është dhe më i hapur, nuk ka frikë nga vota e shqiptarëve, që në rast se do kryeministri të lërë dhe detyrën e Presidentit, gjithmonë duke konkurruar në 13 tetor, por me një kusht që në këtë zyrë të vijë një person me shumë integritet dhe që ka qenë në këtë zyrë dhe që ka provuar që mbrojtja e interesit kombëtar, pra të jetë profesor Rexhep Meidani”, tha ai.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco