Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Borschardt 'non grata' për presidentin/ Nesho: Veprimi i Metës tregon se jemi në krizë

Borschardt 'non grata' për presidentin/ Nesho: Veprimi i Metës tregon se jemi në krizë

16:15, 19/11/2019
A+ Aa A-

I ftuar në Syri TV, diplomati i njohur Agim Nesho ka komentuar vendimin e presidentit të Republikës Ilir Meta për të shpallur "non grata" ambasadorin e OSBE në Tiranë, Berndt Borschardt.

Sipas tij, veprimi i kreut të shtetit tregon se vendi është në krizë, ndërsa ftoi Ministrinë e Jashtme të reagojë për këtë akt.

"Kjo është një fjalë, për presidentin ambasadori është non grata. Por kjo i takon Ministrisë së Jashtme ta japë këtë gjë. Do të ishte shumë më e mirë, që Ministria e Jashtme të kishte dhënë një zgjidhje tjetër në favor të ruajtjes së personalitetit të Presidentit të Republikës, i cili ka arsyet e tij. 

Borschardt nuk është i akredituar pranë presidentit. Ne presim të ketë një reagim nga MPJ. 

Politika ka gjithmonë kontradita në kohë krize dhe në këtë kuptim në shumë raste gjërat zgjidhen në qëndrime të tilla. Veprimi i presidentit tregon se jemi në krizë.

Ministria e Jashtme duhet të reagojë përballë një fakti të tillë. Në këtë kuptim, qendrat vendimmarrëse të diplomacisë, që të mos ketë kontradikta, tërhiqen", u shpreh Nesho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Leka 19/11/2019 16:48

TË GJITHË TË EMËRUARIT E FAMËKEQIT GEORGE SOROS DUHEN SHPALLUR NON-GRATA

Shto koment

Denonco