Meta dekreton largimin nga detyra të ambasadorit që braktisi Alvinin

Meta dekreton largimin nga detyra të ambasadorit që braktisi Alvinin

13:05, 19/11/2019
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot, lirimin nga detyra të ambasadorit të Shqipërisë në Turqi, Genti Gazhelit. Gazheli u bë i njohur me neglizhencën që tregoi dhe qëndrimin e akullt në procesin e ndërlikuar për lirimin e vogëlushit Alvin Berisha në Siri.

Në dekretin e publikuar sot thuhet: “Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit, D e k r e t o j:

Neni 1, zoti Genti Gazheli, ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit dhe në Republikën e Gjeorgjisë, jorezident, lirohet nga kjo detyrë.

Neni 2 Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.  Nr. Dekretit 11356 Tiranë, më 19.11.2019.”

Po sot, Meta ka dekretuar ambasadorin e ri në Turqi, diplomatin Kastriot Robo, që do të mbulojë edhe shtetet: Azerbajxhan, Iran, Kirgistan, Pakistan, Gjeorgji, Afganistan dhe Kazakistan. Në dekret thuhet:

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh” dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit, D e k r e t o j:

Neni 1, z. Kastriot Robo, emërohet ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën Islamike të Iranit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit, në Republikën e Gjeorgjisë, në Republikën Islamike të Afganistanit dhe në Republikën e Kazakistanit, jorezident.

Neni 2 Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Nr. Dekretit 11357 Tiranë, më 19.11.2019

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco