Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

Ulsiu dhe qentë

Ulsiu dhe qentë

12:47, 19/11/2019
A+ Aa A-

Nga Kastriot Dervishi.

Gjatë diskutimeve të sotme në Komisionin e Ligjeve për Buxhetin e Autoritetit për Informimin për Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit, deputeti Ulsi Manja më la të kuptoj se as ia kishte idenë se objekti që ka vizituar para disa muajsh në Shkollën e Qenve në periferi të Tiranës, nuk ka lidhje me AIDSSH-në, por është depoja e Arkivit të Ministrisë së Brendshme. 

Nuk e di kush e ka tallur kaq keq Ulsiun sa njeriu të bëjë vizitë e mos kuptojë fare se ku ka qenë.

Ulsiut madje i paskan thënë se në depo ndodhen 30 milion dokumente dhe AIDSSH “do i marrë ato”.

Ulsiu nuk kupton (as kam shpresë së mund të nxërë ndopak, pasi njerëz që nuk i ke parë njëherë në arkiva, imagjinojnë fantastiken), që Arkivi i Ministrisë së Brendshme është institucion i përhershëm dhe ka nevojë të ngutshme për investime.

Do të mjaftonin paratë e çuara në drejtim të gabuar për këtë 3 vjet dhe Arkivi i MB-së ishte ndërtuar. Çdo investim që bën shteti për një institucion të sajuar, jashtë rrjetit arkivor i AIDSSH, të destinuar të jetë i përkohshëm, është i hedhur kot dhe i dëmshëm.

Manja tha se AIDSSH është “institucion rishtas i ri”. Pavarësisht se terminologjia e Manjës bazohet në frazeologjinë popullore, ec e kuptoje këtë edhe “rishtas” edhe “i ri”. Lëre pastaj kur na u zotua se AIDSSH do na "zbardhë historinë" (jo krimet) 50-vjeçare.

Po lëre more Autoritetin të mbarojë ekspozitat e koncertet se për të "zbardhur" dihet sido shkojë. Ata nuk kuptojnë për vete, e jo më të zbardhin për të tjerët. Kur problemeve të centralizuara agjenturore i thonë "operacione", gjërat e mëdha janë krejt të paimagjinueshme të bëhen

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco