Padia e Metës ndaj Dvoranit zyrtarizohet në orën 14:30

Padia e Metës ndaj Dvoranit zyrtarizohet në orën 14:30

12:10, 19/11/2019
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta deklaroi të premten e kaluar se do të padisë penalisht kreun e Këshillit i Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranin.

Pasi janë mbledhur prova dhe video, presidenti Meta dhe stafi i tij e ka bërë gati padinë ndaj Dvoranit.

Burime nga Presidenca kanë bërë të ditur se ditën e sotme në orën 14:30 do të dorëzohet zyrtarisht padia për ndjekjen penale ndaj Ardian Dvoranit.

Padia ndaj kreut të KED do të dorëzohet në prokurorinë e Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco