Basha: Meta na njohu me prova tronditëse

Basha: Meta na njohu me prova tronditëse

11:52, 19/11/2019
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka treguar për mediat se për çfarë u diskutua në takimin që ai dhe krerët e partive aleate opozitare patën sot me Presidentin e Republikës.

Basha tha: "Gjatë takimit me Presidentin Meta u njohën me provat tronditëse të asaj që e kemi ditur dhe thënë edhe më përpara, të ndërhyrjes flagrante të Kryeministrit të vendit në procesin e Reformës Zgjedhore dhe konkretisht, në procesin e emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Këto prova dhe fakte tronditëse vërtetojnë se qëllimi i vetëm i këtij kryeministri dhe kësaj qeverie është jo zbatimi i Reformës në Drejtësi, por kapja e institucioneve të drejtësisë dhe në veçanti, kapja e Gjykatës Kushtetuese.

PD dhe aleatët tanë e kanë konsideruar prej fillimit këtë një grusht kushtetuese, por përtej kësaj edhe një provë më shumë se me këtë qeveri, Reforma në Drejtësi është e rrezikuar; drejtësia e pavarur që nuk mbron, por ndëshkon politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin, mbetet një iluzion.

E kemi parë këtë në rastin e Saimir Tahirit, në rastin e hetimeve të ndaluara dhe të sabotuara për manipulimin e procesit zgjedhor në dosjen 184 dhe në dosjen 339; e kemi parë në rastin e varrosjes së aferave të tmerrshme korruptive të kësaj qeverie. 

PD dhe aleatët qëndrojnë për një reformë sipas Kushtetutës jo sipas planeve, anktheve, problemeve korruptive të qeverisë," nënvizoi Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco