Meta 'mesazh' edhe Sorecas: Përgjegjës për situatën në Gjykatën Kushtetuese

Meta 'mesazh' edhe Sorecas: Përgjegjës për situatën në Gjykatën Kushtetuese

22:08, 18/11/2019
A+ Aa A-

Është një moment kritik për të ardhmen e vendit, dialogu është kyç. Të punojmë fort drejt integrimit Europian. Të lënë mënjanë debatet sa i përket Gjykatës Kushtetuese dhe të ngrenë një institucion të besueshëm. Është dialogu që është kaq i rëndësishëm në këtë çështje, institucionet e njohin kushtetutën, jemi këtu për të mbështetur zbatimin e reformës zgjedhore”.

Kështu do të deklaronte sot ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca. 

Por për kaosin e krijuar për Gjykatën Kushtetuese, përgjigje mori nga vetë presidenti Meta gjatë intervistës së tij për "Open".

“Nuk kam nevojë të më përkrahë Soreca. Soreca është përgjegjës për situatën e sotme në Gjykatën Kushtetuese. Unë ja kam thënë në zyrë kur më ka ardhur me Danielsson. Më foli për suksese, por unë i thashë se ishim ka Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë. KED-në e prishi Rama me ambasadorët. U duhej një Dvoran që të bënin atë që bënë”, tha Meta.

Parlamenti me shumicë socialiste miratoi një rezolutë, sipas të cilës, dekretimi i zonjës Marsida Xhaferllari si anëtare e Gjykatës Kushtetuese nga presidenti Meta është vlerësuar si një akt “i pavlefshëm dhe i paprecedent” dhe “një përpjekje për të bllokuar dhe zvarritur procesin e formimit të Gjykatës Kushtetuese”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco