Krahasimi epik për Ramën/ Ceka: I ngjan skulpturës prej druri të Kristaqit për Haxhi Qamilin

Krahasimi epik për Ramën/ Ceka: I ngjan skulpturës prej druri të Kristaqit për Haxhi Qamilin

21:57, 18/11/2019
A+ Aa A-

Politikani, Neritan Ceka i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora e ka krahasuar kryeministrin Edi Rama me Haxhi Qamilin dhe skulpturën e tij, të punuar nga i ati i tij, Kristaq Rama.

Sipas Cekës, shefi i qeverisë i ngjan "rebelit" të Shqipërisë së Mesme, si në gusto, në stil veshje dhe në look-un e fundit.

"Më ka prekur më shumë ky fjalim (i Ramës në parlament të premten) para njerëzve që përfaqësojnë denjësisht Shqipërinë, burrat më të shquar të kombnit, gratë më të shquara të vendit, intelektualë të paparë ndonjëherë. Kanë një figurë që i ngjan gjithmonë e më shumë, ai thotë Ismail Qemalit, por Haxhi Qamilit. Qoftë nga gustot, stili i të veshurit, pamjen e fundit që e ka përjetësuar Kristaq Rama. Një statujë prej druri ulliri, kanë prerë një ulli në Zharrë dhe kanë bërë Haxhi Qamilin", u shpreh Ceka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco