A duhet presidenti të shpërndajë Parlamentin? Duka: Moralisht jam dakord!

A duhet presidenti të shpërndajë Parlamentin? Duka: Moralisht jam dakord!

20:53, 18/11/2019
A+ Aa A-

Teksa po përflitet gjithmonë e më tepër një vendim i presidentit Ilir Meta për të shpërndarë parlamentin aktual, për kryetarin e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka thotë se, moralisht kjo legjislaturë nuk duhet të vazhdojë më tej.

I ftuar në Ora News, Duka u shpreh se, parlamenti aktual nuk është normal.

Sipas tij, për të marrë një vendim për shpërndarjen e Parlamentit, kreu i shtetit duhet ta studiojë me shumë kujdes.

Qoftë për retorikë ose jo, Presidenti ka artikuluar edhe shpërndarjen e Parlamentit, mund të jetë kjo që mundësi që mund të vijë në takimin e nesërm? 

“Unë nuk e di, sepse nuk jam unë që vendos, por është institucioni i  Presidentit. Të shprehem unë sot që jam dakord apo nuk jam dakord me shpërndarjen e Parlamentit është një barrë e rëndë për kaq formim sa kam unë. Mendoj që presidenti do ta marrë me shumë kujdes për të marrë një vendim që i takon apo jo presidentit. Është ai që e vendos. Një gjë mund të them, që ky nuk është një parlament jonormal. Një parlament i cunguar me 122 anëtarë. Nga ana tjetër, pavarësisht se mund të ketë elementë që bëjnë opozitë reale, për këtë të jemi realistë, por shumica e këtyre njerëzve janë konfirmuar me pozitën dhe pothuajse kemi një parlament monopartiak. Moralisht do të isha dakord, ligjërisht nuk jam unë që e vlerësoj”, deklaroi kreu i PAA, Agron Duka.

Deklarata e Dukës vjen një ditë para takimit që krerët e partive opozitare do të kenë me kreun e shtetit në Presidencë. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco