Lesi: Ka video intime të një ambasadori, do shpallet ‘non-grata’

Lesi: Ka video intime të një ambasadori, do shpallet ‘non-grata’

20:03, 18/11/2019
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta shpalli ‘non-grata’ në presidencë, drejtuesin e zyrës së OSBE në Tiranë, gjermanin Bernd Borchardt. Lajmi u bë shumë shpejt viral në rrjetet sociale.

Por bashkë me të, viral u bë edhe një paralajmërim nga gazeta e Nikollë Lesit, Koha Jonë.

Aty shkruhet se edhe një tjetër ambasador është në listë për t’u shpallur ‘non-grata’.

Nuk dihet se çfarë informacioni zotëron gazeta për këtë spekulim, por në shkrim thuhet se ekziston një video erotike e diplomatit me një zyrtare socialiste.

Gazeta shkruan se janë gjetur fatura dhe se janë regjistruar biseda që janë jashtë statusit të tij diplomatik. Gjithmonë, sipas "Koha Jonë", emri i diplomatit do të bëhet i ditur për publikun në momentin e duhur...

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arberi 18/11/2019 22:13

Ambasadori LU do jete kesaj i thojne me të qi miu

mondi18/11/2019 20:28

knut fleckenstein

Shto koment

Denonco