U shpall 'non grata' nga presidenti/ Borchardt - gazetarëve: Më lini të qetë...

U shpall 'non grata' nga presidenti/ Borchardt - gazetarëve: Më lini të qetë...

19:29, 18/11/2019
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka shpallur 'Non grata' në presidencë ambasadorin e OSBE në Shqipëri, Bernd Borchardt, pasi sipas tij, ka vënë në diskutim dekretin e 5 muajve më parë të presidentit për anulimin e zgjedhjeve vendore. Po ashtu, Borchardt u ka treguar gishtin e mesit protestuesve të Unazës së Re.

Meta thotë se ambasadori nuk është më i mirëpritur në Institucionin e Presidentit të Republikës.

Por lidhur me këtë vendim të kreut të shtetit ka reaguar edhe vetë ambasadori Borchardt. Teksa hynte në një takim në selinë e PD-së, i pyetur nga gazetarët ai është shprehur: “Më lini të qetë. OSBE është organizatë legjitime në Shqipëri”.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE, Roberto Montella u shpreh: “Nuk komentoj asgjë”.

Më poshtë letra e Presidentit Meta, e cila  i drejtohet Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE në Kopenhagen, Zyrës së Prezencës së OSBE-së në Tiranë dhe Drejtorisë së Protokollit të Shtetit të Ministrisë së Europës dhe Punëve të Jashtme po në Tiranë.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ali qaniu 19/11/2019 08:51

Organizatë kriminale është.

lushingabarbullushi18/11/2019 20:51

Meta nuk thot per institucionin. Por per juve si person.

Lila18/11/2019 20:47

Bravo Meta! Burre shteti!

Mehmet18/11/2019 20:39

Zoti Bohchard get out from Albania you are very rude person nobody like you.Nobody in Albania has respect for you for what you did.Yes OSBE is legitime in Albania but you as a person you are not legitime in Albania anymore this for you shit behavior .Keep your finger with you and use towards yourself next time.

Jokin apart18/11/2019 20:12

Po , lereni elone sh. Borchard, more amanni! Ai po bën punën e tij si patericë e të parit të katundit tonë, të çmendurit të Ballkanit. Don't bother him!

moza18/11/2019 19:52

Te lumtë Ilir Meta.Më në fund një president trim dhe dinjitoz që ka të parin nderin e popullit të vet.

Shto koment

Denonco