'Mbrapa kthehu'/ Meta i tregon derën Borschardt-it. Ja çfarë ndodhi sot në presidencë

'Mbrapa kthehu'/ Meta i tregon derën Borschardt-it. Ja çfarë ndodhi sot në presidencë

17:10, 18/11/2019
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka dërguar një letër pranë OSBE-së ku deklaron se ambasadori i saj në Shqipëri, Bernd Borchardt është 'non-grata' në Presidencë, ndërsa ditën e sotme, këtij të  fundit, i është refuzuar edhe hyrja në godinën e Presidencës.

Ndërkohë që delegacioni i OSBE-së në Shqipëri ka mbërritur në ambientet e Presidencës, Borchardt është kthyer mbrapsht pasi nuk është lejuar të marrë pjesë në takimin me kreun e shtetiut.

Sipas arsyetimit të presidentit Ilir Meta, në letrën dërguar zyrës qëndrore të OSBE-së në Danimarkl, thuhet se Borchardt vuri në diskutim dekretin e tij për zgjedhjet e 30 qershorit, ndërkohë që një tjetër kritikë që ka adresuar është ngiritja e gishtit nga ana e ambasadorit ndaj protestuesve të "Unazës së Re" para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Më poshtë dokumenti i Presidentit Meta dhe që i drejtohet Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE në Kopenhagen, Zyrës së Prezencës së OSBE-së në Tiranë dhe Drejtorisë së Protokollit të Shtetit të Ministrisë së Europës dhe Punëve të Jashtme në Tiranë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco