'Mini-Shengeni Ballkanik'/ Palushi: Një ide europiane shumë e mirë, por e ballkanizuar nga Rama dhe Vuçiç

'Mini-Shengeni Ballkanik'/ Palushi: Një ide europiane shumë e mirë, por e ballkanizuar nga Rama dhe Vuçiç

16:52, 18/11/2019
A+ Aa A-

Projekti i mini-Schengenit Ballkanik është një ide perëndimore, por që po ballkanizohet nga Rama dhe Vuçiç.

Kështu u shpreh në një intervistë për Syri TV, gazetari Enton Palushi.

Sipas drejtorit të informacionit në SYRI.net, përjashtimi i Kosovës nga vetë kryeministri i Shqipërisë, është një akt i rëndë.

“Ide që vjen në kuadër të procesit të Berlinit. Nuk ka kancelari perëndimore që mos e përkrahë idenë e lëvizjes së lirë. Por ku qëndron problemi te kjo histori?  Ata marrin një vlerë ose ide europiane e pastaj e ballkanizojnë. E përdorin për vetë, përjashtojnë Kosovën, e përdorin për qëllime politike të momentit, i bëjnë presion BE-së.  Një ide shumë e mirë në parim nga Perëndimi, por e ballkanizuar nga Rama dhe Vuçiç”, tha Palushi.

Sa i përket Kosovës, Palushi shtoi se: "Rasti i Kosovës është flagrant. Të përdorësh Kosovën për kuota politike është shumë e rëndë".


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco