Basha: Të gjithë e dëgjuan thirrjen në stadium, t'u hapë rrugën zgjedhjeve të parakohshme!

Basha: Të gjithë e dëgjuan thirrjen në stadium, t'u hapë rrugën zgjedhjeve të parakohshme!

13:48, 18/11/2019
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, e ka përforcuar thirrjen e mijëra tifozëve dje në stadium, drejtuar kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar publikisht sot që ta dëgjojë zërin e shqiptarëve dhe t’i hapë rrugën zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Nga takimi me fermerët e Lezhës, Basha tha: “Të gjithë e dëgjuam jehonën e zërit të shqiptarëve dje në stadium. mesazh i qartë i shqiptarëve të shqiptarëve krenarë dhe të vendosur , që i thanë Edi Ramës largohu, çliroje vendin nga qeverisja jote e dështuar, nga korrupsioni. Hap rrugën.

Nuk është vetëm opozita, janë të gjithë shqiptarët që e kërkojnë këtë, ndaj bën mirë t’i vërë veshin zërit të shqiptarëve dhe të  hapë rrugën për zgjedhjeve të lira e  të ndershme, zgjedhje parakohshme parlamentare dhe zgjedhje vendore sipas Kushtetutës, që janë zgjidhja e kësaj krize të rëndë që ka pllakosur.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arian 18/11/2019 15:09

Po mo si jo do hapi krahun si jo. O Bash ti duhet ta detyrosh se haroje ate se po te thot hajde merre karriken. Po jeni bashk me duket spo me pelqen menyra sesi po veproni. Mendimi im eshte.

i deleguari18/11/2019 14:33

“Të gjithë e dëgjuam jehonën e zërit të shqiptarëve dje në stadium. mesazh i qartë i shqiptarëve krenarë dhe të vendosur , që i thanë Edi Ramës largohu, çliroje vendin nga qeverisja jote e dështuar, nga korrupsioni. Hap rrugën." Mos u cudisni ,nuk ju kane bere as veshet,as syte,bile as nuk jeni budallallepsur nga qe nuk kuptoni asgje. Ky eshte Lulzim Basha ne Lezhe. Ai e fton kreun e meduzes,te jape doreheqjen,se po qeveris keq,se nuk eshte vetem opozita po te gjithe kete kerkojne! Olandezi fton Edvin Mafine te degjoje kerkesen e shqipatereve per te hapur rrugen per zgjedhje te lira te ndershme e terri e verri. Olandezi fton me temenare alla evropianiste njeriun qe ka uzurpuar te gjithe pushtetet ne Shqiperi dhe vazhdon me kembengulje te beje ligje e VKM per te vjedhur edhe nga buka e perditeshme e cdo shqipetari ! Kerkesa te tilla,vetem mbysin shpresen! Fatkeqesi sa s'ka ku shkon me keq...arsyetim imbecile . A ka njeri qe mund te shpresoje tek ky Lulzim? Hajde gjeje cfare e shtyn ne keto qendrime _halli apo budallalleku!!! Aferim o Lulzim!

Shto koment

Denonco