Agim Kajmakut i thanë të arratiset/ Si u dekonspiruan 13 aksione policore

Agim Kajmakut i thanë të arratiset/ Si u dekonspiruan 13 aksione policore

11:41, 18/11/2019
A+ Aa A-

Arratisja e Agim Kajmakut, pak para se policia ti mbërrinte në shtëpinë e tij, ka vënë në siklet qeverinë Rama.

I shpallur në kërkim për falsifikime në bashkinë e Vorës, Kajmaku ndodhet në arrati dhe policia e ka shpallur në kërkim.

Pikërisht për arratisjen e Agim Kajmakut kanë nisur hetime ndaj disa oficerësh, pasi dyshohet se ata kanë njoftuar atë që të ikte sepse policia po shkonte në shtëpinë e tij për ta arrestuar.

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në ministrinë e Brendshme kanë bërë të ditur se, ka dyshime të mëdha që aksioni për arrestimin e Kajmakut, që do të shpallej si një rezultat i madh, është dekonspiruar.

Por jo vetëm një operacion, por dyshimet janë se plot 13 operacione janë dekonspiruar.

Deri më tani janë kontrolluar banesa dhe biznese të Kajmakut, por ai nuk është gjetur.

Avokatët e ish-kryebashkiakut të Vorës janë shprehur se Agim Kajmaku nuk do të dorëzohet, pasi urdhër-arresti ndaj tij është i paligjshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari18/11/2019 18:27

Kajmaku nga kajmak, ajke, flori, qelibar dhe trim, tani eshte thjesht nje mi i fshehur ne ndonje vrime! Ja kjo eshte Rilindja e qelbesirave! Kur ka nevoje per qelbesirat, ata i ben flori dhe kajmak, pastaj kur i zbulohen qe jane kriminele, perndjek, i hedh ne grope te halese, i struk neper puseta dhe iu ve siper nje kapak! Muti me kajmak, muti pa kajmak! Puseta me kapak, puseta pa kapak!

Gramoz18/11/2019 15:28

Kosi kosi, gjiza gjiza, kajmaku kajmaku, qumshi qumshi, vjedhje vjedhje, droga droga! Muti me kajmak, kupa pa kapak! Kjo ishte mbrojtja qe i bonte Edver Taqi Llumi kajmokut te vet. Policia ke turit e kishte ne stadium kajmokun, bo bertiste Rama ik!

Shto koment

Denonco