Shqipëria punon tokën?! Dëgjoni fermerët e panairit të Çuçit: As rrugë, as vaditje, as subvencion s'kemi!

Shqipëria punon tokën?! Dëgjoni fermerët e panairit të Çuçit: As rrugë, as vaditje, as subvencion s'kemi!

11:10, 18/11/2019
A+ Aa A-

Po të vizitosh panairin “Shqipëria punon tokën”, që po zhvillohet në sheshin “Skënderbej” nën kujdesin e Ministrisë së Bujqësisë dhe shoqatave të lidhura me ministrin Bledi Çuçi , të krijohet përshtypja se bujqësia në Shqipëri është motor i zhvillimit ekonomik.

Por, në një vëzhgim të gazetares Dea Dervishi të SYRI.TV,  përtej fasadës, realiteti në këtë sektor jetim për shumë familje është krejt tjetër.

Janë fermerët që kanë marrë pjesë në këtë panair që e shohin si mundësi për të krijuar kontakte, që rrëzojnë propagandën e qeverisë për sukseset madhore në bujqësi.

Të pyetur nga SYRI TV për problematikat e këtij sektori, fermerët konfirmojnë se vetem ia dalin të mbijetojnë dhe jo të ndërtojnë mirëqënie ekonomike.

Çmimi i naftës dhe kostot e prodhimit janë një haraç që nuk po munden ta përballojjnë.

Ata pranojnë faktin se shteti i ka braktisur dhe se tokat bujqësore po mbeten djerrë, pasi rinia po ikën dhe detyrohet të punojë në bujqësi në Greqi.

Edhe Instituti i Statistikave pranoi problemin e lënies së tokës djerrë në Shqipëri.

Ministria e Bujqësisë për panairin ‘Shqipëria punon tokën” që zhvillohet në sheshin “Skënderbej” dhe ku marrin pjesë rreth 400 fermerë dhe biznese të agroturizmit, i gllabëroi Buxhetit të Shtetit rreth 200 milionë lekë nga taksat e shqiptarëve.

Ndërkohë edhe fermerët janë të detyruar të paguajnë para nën dore tek bashkëpunëtorët e ministrit Bledi Çuçi për të siguruar një stendë në një vend të privilegjuar për të ekspozuar produktet e tyre ushqimore.

Burime pranë fermerëve pohojnë se janë të detyruar të paguajnë deri në 5 mijë lekë për të siguruar një vend të përshtatshëm për stendat e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

liu18/11/2019 13:21

shqiperia punon token fshataret mushin kanalet duke hedh prodhimet bujqsore e qumeshtin. shum cinike.

Shto koment

Denonco