Tjetër mesazh për Ramën/ Ja kush e shpalosi banerin për Kosovën

Tjetër mesazh për Ramën/ Ja kush e shpalosi banerin për Kosovën

09:49, 18/11/2019
A+ Aa A-

Në ndeshjen mes Francës dhe Shqipërisë u shfaq edhe një tjetër baner që tërhoqi vëmendjen e mediave.

Në mesin e tifozëve ishte vendosur parulla: Hiqni duart nga Kosova.

Radio Dukagjini në Kosovë raporton se baneri është vendosur nga grupi i tifozëve: Illyrian Elite.

Ata thanë se qëndrimi i tyre vjen pas deklaratave për shkëmbim territori mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas gazetës Express, Illyrian Elite thonë se mesazhi ishte për presidentin kosovar, Hashim Thaçi, kryeministrin shqiptar, Edi Rama, por edhe për presidentin francez, Emmanuel Macron.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco