Presidenti Meta sqaron arsyen pse nuk shkoi sot në stadium

Presidenti Meta sqaron arsyen pse nuk shkoi sot në stadium

23:05, 17/11/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, përmes një tjetër postimi në rrjetet sociale, tregon arsyet pse nuk ishte sot i pranishëm në ndeshjen inauguruese të stadiumit të ri.

Sipas kreut të shtetit, heqja e padrejtë e emrit të stadiumit kombëtar për arsye komerciale ka bërë që ai të bojkotojë “show-n” qeveritar.

Postimi i plotë i presidentit Meta:

Të dashur tifoza Kuq e Zi!

Sot keni shkëlqyer me entuziazmin tuaj të pandalshëm duke treguar se tifozët më të mirë jane ata që brohorasin ekipin edhe më shumë kur është në disavantazh.

Sot nuk isha dot midis jush sepse jam i palumtur për heqjen e padrejte të emrit të stadiumit tonë kombëtar për arsye komerciale!

Por kjo nuk do të thotë se nuk do vij në të ardhmen. Pasi ne të gjithë do themi si gjithmonë: "Do shkojmë në Qemal Stafa!"

Shpresojmë të mos dëgjojmë ndonjë iniciativë të marrë për t'i ndërruar emrin dhe vendit për arsye komerciale.

Nderim për të gjithë ata që luajtën me nder me fanellën kuqezi në "Qemal Stafa" për mëse shtatë dekada! 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Klea18/11/2019 00:20

Prape se prape komunist mbetesh o Like

Shto koment

Denonco