VIDEO/ 'U bënë gropat gati për patate', dështon inagurimi i stadiumit të ri, tapeti u dëmtua në pak minuta lojë

VIDEO/ 'U bënë gropat gati për patate', dështon inagurimi i stadiumit të ri, tapeti u dëmtua në pak minuta lojë

23:03, 17/11/2019
A+ Aa A-

U mbyll me fitoren e Francës, 0-2, sfida inaugurues e stadiumit të ri kombëtar.

Por që në minutat e para të ndeshjes, tapeti i impiantit të ri sportiv, tregoi se le shumë për të dëshiruar.

Pas shpërthimit të hidratuesit që duhet të lagnin terrenin dhe lagën tifozët, edhe fusha duket mjaft e dëmtuar, ku një pjesë e barit u hoq.

Ndërkohë që në rrjet ka shpërthyer ironia në lidhje me dëmtimet e fushës së re, ku komentuesit e vëmendshëm nuk kanë lënë pa e komentuar duke e krahasur me një tokë të gatshme për mbjellje.

“U bënë gropat gati për patate”, shkruajnë qytetarët në rrjetet sociale.

Ky fenomen u vu re që në ndeshjen testuese mes vajzave të Vllaznisë dhe Apolonisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco