'Rama ik' plas në 'Xibraka Arena'/ Rama-Duka e mbushën për 'Fuck Macron'... por

'Rama ik' plas në 'Xibraka Arena'/ Rama-Duka e mbushën për 'Fuck Macron'... por

21:34, 17/11/2019
A+ Aa A-

Ajo që ka ndodhur me ndeshjen e parë të “Arenës Kombëtare” është më shumë se një skandal.

Përveçse shumë pak bileta në shitje të lirë, një admisnistratë që ka mbushur stadiumin dhe tribuna “VIP” me njerëz të përzgjedhur nga stafi i Edi Ramës. Edhe disa ftesa që kishte shpërndare FSHF për figura publike, janë futur në site sot duke u seleksionuar nga “Padronët” e vërtetë të stadiumit të ri, nga vëllezërit Edi dhe Olsi Rama.

Armando Duka, përveçse ka mbyllur sytë përpara çdo deformimi të projektit të stadiumit, duke e vendosur 3/4 e tribunës qëndrore në funksion të kullës hotel, sot ka bërë të pamendueshmen.

Pas kritikave të Erion Veliajt se ata që e kanë kritikuar stadiumin nuk mund të kërkojnë bileta, ka zhdukur edhe ftesat që kishte dërguar për kritikë të Ramës.

Me telefon të fikur prej 10 ditësh, Duka ishte bërë kukulla e Edi Ramës në ish “Qemal Stafa”, sot “Arena Xibraka”.

E megjithatë urrejtja dhe neveria ishte aq e madhe për këto që thamë me sipër, sa që stadiumi i mbushur më së shumti me administratë ka shpërthyer në “Rama ik” dhe jo në “Fuck Macron” siç priste Rama.

Dhe në fund francezët kanë bërë atë që dinë të bëjnë më mirë. Të tregojne se kampionët e botës nuk përballohen me formacionin e Ramës dhe Dukës. /SYRI.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco