'Gjobat mafioze të qeverisë'/ Mediat franceze bojkotojnë transmetimin direkt të ndeshjes në Tiranë

'Gjobat mafioze të qeverisë'/ Mediat franceze bojkotojnë transmetimin direkt të ndeshjes në Tiranë

17:27, 17/11/2019
A+ Aa A-

Plot katër stacione radiosh franceze, kanë njoftuar se nuk do të kenë mundësi të transmetojnë ndeshjen mes Shqipërisë dhe Francës ditën e sotme.

përfaqësuesit e radiove “Europe 1”, “Radio France”, “RMC” dhe “RFI”, kanë njoftuar se transmetimi nuk është i mundur prej “kostove teknike”, të kërkuara nga pala shqiptare.

Lidhur me këtë fakt reagon edhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili e quan një akt të turpshëm.

“Mediat franceze bojkotojnë transmetimin direkt te ndeshjes nga Stadiumi “Vëllezerit Xibraka”. Turp!

Ato refuzojnë gjobat mafioze të narkoshtetit të Edvin Mafise!

Këtu më poshte keni mesazhin nga Franca të qytetarit dixhital dhe linket e mediave që lajmërojnë bojkotin për shkak te gjobave mafioze që ju kërkojnë te paguajne për transmetim!”, shkruan ish kryeministri Sali Berisha.

“Mirdita dr shifni se ç’po ndodh ne Francë. Radiove franceze shteti Shqipetar i kerkon lek pa ase nje argument me te thene me goj per te pasur te drejte te tradmetojno ndeshjen sonte 4 radiot principale bojkotuan”

Lajmi në mediat franceze:

https://www.lequipe.fr/Medias/Actualites/Pourquoi-rtl-sera-la-seule-radio-a-commenter-albanie-france-sur-place/1080884?fbclid=IwAR0MfLK_0ZLBQW8LFZX6hcpBkpOYUfwLno3a14HffJGk-GfyEScpk6PX9t0

https://www.sofoot.com/quatre-radio-francaises-boycottent-albanie-france-476820.html?fbclid=IwAR0Z-c_RTbR9fxGqJK8OOtBA-PjUb_Lqw4vdWa53EPVgmI0AlpYYZsINClw

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

futja kot17/11/2019 20:12

Stacionet dhe kronistet e tyre te futbollit kane zakonisht kontrata me pagese me Stadiumin apo Federaten e futbollit. Keto jane gjera te zakonshme. Aq me teper kur dihet se stacionet e ndryshme te TV-ve dhe radiove fitojne nga reklamat e dhena pergjate transmentimit te ndeshjes se caktuar. Ne kete rast policia nuk hyn fare ne llogari. Ajo lejon brenda vetem ata me bilete dhe me leje!

Shto koment

Denonco