Hakmarrje apo...? Ilir Vrenozit i kushton shtrenjtë videoja ndaj Taulant Ballës në 'Elbasan Arena'

Hakmarrje apo...? Ilir Vrenozit i kushton shtrenjtë videoja ndaj Taulant Ballës në 'Elbasan Arena'

16:47, 17/11/2019

Videoja e korçarit të famshëm Ilir Vrenozi, në “Elbasan Arena”, teksa i drejtohet Taulant Ballës me thirrjen “Rama ik”, bëri xhiron e rrjetit dhe u bë kryelajm në portale.

Por kjo duket e i ka kushtuar korçarit rebel.

I ftuar disa herë në ndeshjet e fundit të Kombëtares, brenda dhe jashtë vendit, Vrenozi sot nuk do të jetë në “Air Albania Arena” për sfidën kundër Francës.

Sipas tij, shkak për këtë është pikërisht ajo video e xhiruar në Elbasan në pushimin e ndeshjes Shqipëri-Andorra.

“Video që i bera pardje në “Elbasan Arena” Taulant Ballës, "Rama ik " po më kushton.... Ora po shkon 14.00 mbeta në Korçë, sepse ftesë e biletë nuk më erdhi.
Epo ndoshta në France-Shqipëri në Francë ishte Vrenozi , Rama jo.. tani që luan Franca në Shqipëri, do jetë Rama në stadium, Vrenozi jo”, shkruan ai në postimin e tij. /Syri.net

Episodi në ‘Elbasan Arena”, të cilit i referohet Ilir Vrenozi:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Miri20/11/2019 18:09

Mjafton të kërkosh ne Youtube per Vrenozin. Eshte nga ata shqiptar guximtar qe ve ne loje keta horrat e kuq. Sikur te kishte me shume si ai do ishim shume me mire. Bravo Vrenozi!

someone20/11/2019 15:42

As mua s'me ka ardhur ndonje ftese. Ketij Vrenozit pse duhej ti vinte ndonje ftese? Eshte diku i shquar, ka arritje ne shkence, ne sport, ne art?

Shto koment

Denonco