Basha: Kanë ngrënë e pirë dhe bërë votat bashkë me Aldo Baren, ndaj Rama dhe Braçe nuk flasin dot!

Basha: Kanë ngrënë e pirë dhe bërë votat bashkë me Aldo Baren, ndaj Rama dhe Braçe nuk flasin dot!

14:33, 17/11/2019
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së Lulzim Basha i ka akuzuar dy krerët më të lartë të Qeverisë, Edi Ramën dhe zëvendësin e tij Erion Braçen, deputet historikisht në Myzeqe,  si bashkëpunëtorë të ngushtë të bandave kriminale, veçanërisht të bandës së Aldo Bares që vepronte në Lushnjë, për të ardhur në pushtet.

“As Edi Rama, as Erion Braçe, askush tjetër nuk i përmend dot, se janë partnerët e tyre, me ata kanë ardhur në pushtet!” tha Basha në fjalën e tij me fermerët e Lushnjës dhe Divjakës sot.

“Në qoftë se nuk arrin dot që vullneti i njerëzve nuk arrin të përkthehet në një qeveri siç e duan njerëzit, - tha Basha, -  dhe jo në “rrumërit” dhe “rrajat” me shokë e çfarë kemi këtu, Aldobaret me shokë, që kanë emëruar të gjithë kupolën në Tiranë dhe në Lushnjë, punon për bandën e Lushnjës dhe për banditët e Lushnjës...

Se megjithëse janë te 313, punët i kryejnë që andej. E dëgjuat besoj, i dëgjuam ambasadorët perëndimorë që që andej komandojnë gjithçka! E dëgjuat kreun e Antimafias që tha “krimi i organizuar dhe mafia shqiptare bashkëpunojnë ngushtë me politikanët shqiptarë!”. Për kë e kishte fjalën? Për këta e kishte fjalën, këta, partnerët e Aldo Bares me shokë.

Sa janë njerëz që janë bërë tmerri i Shqipërisë? Këta janë një grusht shushunjash! Po pse i kanë frikë? Se kanë ngrënë e kanë pirë bashkë, i kanë bërë votat bashkë! Ndaj s’flet dot, as Edi Rama, as Erion Braçe, askush tjetër nuk i përmend dot, se janë partnerët e tyre, me ata kanë ardhur në pushtet!

Dhe me ata ndajnë paratë. Dhe pa ata s’janë asgjë.”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco