Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

'Na thoshin se ti fle gjumë' dhe reagimi me gaz i Bashës: Po nuk vodhe, për këta fle gjumë! Momenti i bashkebisedimit me Bujar Kërçin

'Na thoshin se ti fle gjumë' dhe reagimi me gaz i Bashës: Po nuk vodhe, për këta fle gjumë!

14:02, 17/11/2019
A+ Aa A-

Ka qënë mjaft interesant sot bashkëbisedimi që Kryetari i opozitës Lulzim basha ka pasur me një fermer nga Spolata e Lushnjës në Rrugëtimin për Shqipërinë.

Bujar Kërçi e ngacmoi direkt Bashën me një frazë që PS-ja e përdori gjërësisht kundër tij në fushata elektorale: Kryetari që fle gjumë! Por Basha ia dha shpjegimin në vend kësaj situate.

Fermeri: Unë jam Bujar Kërçi, nga fshati Spolat, komuna Gradishtë. Vazhdimisht për ty, nga mediat, dëgjonim se “Kryetari Basha fle gjumë”. Po s’qenka ashtu. Nuk qenka ashtu!

Basha: Të them diçka shkurt fare, me që e përmende këtë?! Këta, punë quajnë vjedhjen! Po nuk vodhe, për këta fle gjumë!

Fermeri: Por ne ju kemi ndjekur çdo ditë, që nga Ura Vajgurore, Devolli dje e po vazhdove kështu deri në fund, jo veteriner, jo doktor,  jo agronom, por edhe financier  bëhesh. Të vazhdosh kështu!/ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco