Pse socialistët po shënjestrojnë Vitore Tushën

Pse socialistët po shënjestrojnë Vitore Tushën

13:45, 17/11/2019
A+ Aa A-

Kur Gjykata Kushtetuese shpalli në një njoftim se Marsida Xhaferllari është anëtarja më e re e saj, njohësit e vjetër të politikës e dinin se shumë shpejt në qendër të sulmeve të socialistëve do vihej dikush tjetër.

U desh të vinte e diela dhe një seri mesazhesh nga ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, shënjestruan Vitore Tushën.

Ajo që ishte paralajmëruar, u bë realitet.

“Në ueb e GjK znj.Tusha ka botuar listën e anëtarëve të rinj! Pyetja është kë të besojmë, znj.Tusha n/kryetare të KED që ka shpallur znj.Vorpsi fituese apo znj.Tusha gjyqtare që nuk respekton as vendimin e organit që drejton. Në cilin kuorum të GjK u bazua kjo vendimmarrje?” shkruan Xhafaj.

"Në bindjen time znj.Xhaferllari nuk mund të jetë anëtare e GjK. Nuk plotëson kushtet dhe kriteret për të qenë e tillë. Votimi klientelist dhe lidhjet shoqërore brenda KED e përfshinë në listë ish Kryeinspektoren e KLD së vjetër që degradoi sistemin. Presidenti, sipas meje, në këtë rast nuk ka të drejtë. Ka nxjerrë një dekret të paligjshëm në tejkalim të afatit ligjor. Nuk të bën betimi gjyqtare, por kushtetueshmëria e zgjedhjes nga organi që e gëzon këtë të drejtë, me afatet e procedurën e duhur".

Por përse ky sulm? Që të kuptojmë situatën, duhet të kthehemi dy ditë pas, kur në Gjykatën Kushtetuese u paraqitën Marsida Xhaferllari dhe Arta Vorpsi, të dyja për të njëjtin post.

Anëtarët e gjykatës, Vitore Tusha, Besnik Muçi, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji, të betuar përpara presidentit, u mblodhën për të shqyrtuar rastin.

Muçi dhe Tusha u shprehën se nuk mund të nisë detyrën askush pa bërë betimin. Kurse Toska dhe Papajorgji mbështetën Vorpsin.

Diferencën në këtë barazim votash e bëri Tusha, e cila po ushtron edhe kompetencat e kryetares së gjykatës.

Në një njoftim të GJK, u bë e ditur se në listën e emrave që plotësojnë kushtet për të qenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është edhe gjykatësja Marsida Xhaferllari.

A do vazhdojnë sulmet ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese nga një parti politike që duhet të jetë e paanshme në proces? Mbetet të shihet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Malo17/11/2019 20:13

Po Xhafaj duhet te ishte MB me vellane trafikant e drogaxhi, qe e mbrojti nga burgu per vite ne radhe?!!!!

Gramoz17/11/2019 14:47

Beso Geron drogen o fatzi, ose beso kunat Berberin qe se bashku shembet çerdhen e femijeve ne Pogradec, per te ndertuar narkopallatin e familjes Fatzi-Geron-Sokol Xhafaj-Berberi! Po me leket e burgut per te mitur qe do ndertoje po ne Pogradec, dhe qe nuk u ndertua e nuk u vu ne funksion asnje dite, çfar u bo, o hetuesi i Enver dylberit?!

Shqiptari17/11/2019 14:44

Nese ka RILINDAS te menderosur qe duhet te skuqet dhe nuk duhet te hape gojen fare, ai duhet te jete Fatmir Xhafaj, ish prokuror dhe hetues i regjimit komunist. Eshte e paprecedente ne demokracite boterore qe vellai i nje mafiozi, krimineli dhe trafikanti droge te jete jo vetem deputet (perfaqesues i popullit), por minister drejtesie dhe minister i brendshem. Keta monstra te pacipe, te paskrupull, te pafytyre dhe te pamoralshem e katandisen kete vend ne nje grope septike. Te pakten qe mund te beje Fatmir Xhafaj, duhet te heshte!

t17/11/2019 13:54

Po ky komunisti i regjur xhafa,ça m.... ka qe i gricet b....

Shto koment

Denonco