Basha flet me krenari për Julianin nga Myzeqeja: kush është  ‘Zuckerbergu shqiptar’

Basha flet me krenari për Julianin nga Myzeqeja: kush është ‘Zuckerbergu shqiptar’

13:30, 17/11/2019
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës Lulim Basha ka evidentuar jo pa qëllim sot, emrin e një të riu shqiptar që mund të konsiderohet si “Zuckerbergu shqiptar”,  emrin e Julian Sharkës, që ka lindur në zonën e Myzeqesë.

Jo pa qëllim Basha ia ka sjellë në vëmendje atë emër, fermerëve të Lushnjës dhe të Divjakës.

“Ju e njihni Julian Sharkën, se e keni tuajën, - tha Basha, -  por s’e njohin ndoshta të tjerët. Është 27-28 vjeç tani dhe është larguar si refugjat. Akoma pres ta takoj. Ndoshta i vjen keq që po flas kështu, por kemi komunikuar përmes miqve. Ai është larguar si refugjat në Itali, ka mësuar edhe italishten, edhe kompjuterin, duke punuar natën në një kafene.  Dhe pastaj ka shpikur një nga aplikacionet më të suksesshme ...

Fermeri: “Zuckerbergu shqiptar”.

Basha:  Absolutisht, “Zuckerbergu shqiptar”....Ka shpikur nNjë nga aplikacionet më të suksesshme financiare që sot kuotohet në bursat e botës, të Milanos, të Amerikës, që përdoren nga Google, Microsoft, nga të gjithë gjigandët. Është biri juaj, njesoj si këta djemtë që keni këtu . A e di pse e përmend këtë? ia kam përmendur edhe miqve të thuaj. Për të treguar se çfarë race jemi ne shqiptarët.”/ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco