Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Çlirimi u Tiranës, Kryemadhi: Liria e Tiranës u arrit me heroizëm popullor

Çlirimi u Tiranës, Kryemadhi: Liria e Tiranës u arrit me heroizëm popullor

13:00, 17/11/2019
A+ Aa A-

75 vjetorin e Çlirimit të Tiranës e ka kujtuar me një postim në faqen e saj në facebook edhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi

“17 nëntori i çlirimit të Tiranës nuk është vetëm ditë nderimi dhe feste. Eshtë edhe amanet i gjakut të dëshmorëve, për ta dashur dhe mbrojtur Tiranën dhe Shqipërinë, e për të mos e lejuar të keqen të vrasë ëndrrën e tyre për liri dhe demokraci, për një jetë më të mirë dhe të sigurtë në në këte vend dhe këtë tokë që quhet atdhe dhe që është shtëpia jonë!”, shkruan ajo

Ja postimi i plotë:

Tirana

Tirana antifashiste sot është në 17 nëntorin e 75-të të çlirimit prej pushtuesve nazifashistë dhe bashkëpunëtorëve të tyre, është në ditën e madhe të lirisë, që u arrit me aq shumë luftë, sakrifica, privacione dhe heroizëm popullor.

75-vjet më parë, partizanët e lirisë dhe populli i kryeqytetit i bërë njësh me ta, shënuan një nga betejat më të mëdha dhe më të lavdishme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, betejën për çlirimin e Tiranës së barrikadave, që qe preludi i bukur i çlirimit të të gjithë Shqipërisë.

Ndaj sot, nderimi më i thellë dhe mirënjohja më e madhe shkon për partizanët e lirisë, për bijat dhe bijtë e paharruar që dhanë jetën dhe derdhën gjakun e tyre në themelet e lirisë së Tiranës antifashiste, që është kryeqyteti i vetëm në Europë i çliruar pa praninë e ushtrive të huaja.

Por, një nderim dhe mirënjohje e madhe shkon për të gjithë popullin e Tiranës, që me vetmohim, përkushtim dhe heroizëm shembullor, jo vetëm iu bë krah luftës partizane, por u bashkua me të, luftoi e sakrifikoi rrugë më rrugë, barrikadë më barrikadë e shtepi më shtëpi, deri në agimin e lirisë.

17 nëntori i çlirimit të Tiranës nuk është vetëm ditë nderimi dhe feste. Eshtë edhe amanet i gjakut të dëshmorëve, për ta dashur dhe mbrojtur Tiranën dhe Shqipërinë, e për të mos e lejuar të keqen të vrasë ëndrrën e tyre për liri dhe demokraci, për një jetë më të mirë dhe të sigurtë në në këte vend dhe këtë tokë që quhet atdhe dhe që është shtëpia jonë!

——————-Image
Pikturë e të mirënjohurit Bukurosh Sejdini “Agimi i 17 nëntorit 1944”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco