Premtimi i Bashës: Koncensionet dhe PPP-të do t'i anulojmë që ditën e parë!

Premtimi i Bashës: Koncensionet dhe PPP-të do t'i anulojmë që ditën e parë!

12:38, 17/11/2019
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës Lulzim Basha e ka theksuar sërish sot, se Partia Demokratike, që ditën e parë në qeverisje, do të anulojë "të ashtuquajturat koncensione dhe PPP që nuk janë tjetër përveçse kontrata korruptive dhe hajdutërie".

Në një takim me fermerët e Lushnjës dhe të Divjakës, Basha tha: “Themeli i politikës sonë për të mbështetur fermerët, për të çliruar fermerët nga ajo zgjedhë, është kjo: paratë që sot shkojnë tek ata, tek ai grusht njerëzish për të cilët punon e gjithë Shqipëria, që ditën e parë të gjitha këto kontrata hajdutëria –se s’dua t’u them koncensione e PPP, se s’janë koncensione, as PPP  - ato që ditën e parë do të anulohen".

"Përgjegjësit do të çohen para ligjit. Ne do të ngremë një mekanizëm që do të gjurmojë ku i kanë çuar ato para, në çfarëdo forme, edhe po t’i kenë ngurtësuar, dhe një gjë ju siguroj: ato qindra milionë euro që sot gllabërohen në forma të ndryshme, do të kthehen të gjitha në shërbim të njerëzve.

Konkretisht, për fermerin do të kthehen në një buxhet minimalisht me buxhetin që ka Kosova, Maqedonia e Veriut.”

“Ju do pyesni mos është më mirë që kryetari i opozitës të rrijë në Tiranë e të merret me krizën politike! Unë kam zgjedhur ta shoh këtë krizë me sytë tuaj. Kam ardhur të ju dëgjoj e të shtrojmë së bashku zgjidhjet për hallet që i kanë vënë përfund familjet shqiptare, veçanërisht në zonat rurale. Blegtoria është totalisht e braktisur duke nxitur më shumë braktisjen e zonave rurale. Fshatrat tona zbrazen që të nxitet importi i produkteve nga jashtë sepse kontrollohet nga 4-5 oligarkë të kalçetos dhe kjo bie në kurrizin tuaj. Dixhitalizimi i bujqësisë është jetësor. Me një çip shmang burokratët dhe hajdutët, duke ofruar subvencionet direkte. Është fare e thjeshtë, sepse çipi nuk kërkon kafe. Mendja e këtij shteti është të nxjerrë edhe kacidhet nga xhepi juaj. Ka nxjerrë lloj-lloj mënyrash për ta bërë këtë. Ne ofrojmë liri për të punuar dhe për të fituar. Liria dhe çlirimi nga frika e shtetit është gjëja e parë që do të bëjmë. Nuk do të shikoni më inspektorë si grerëza pas mjaltit që vijnë t’ju marrin ju gjithçka. Zgjidhja e duhur për fermerët që të punojë rehat është zerimi i kostos së prodhimit dhe kjo bëhet vetëm me skemën e subvencioneve direkte. Sot shtetin e keni kundër dhe ju shikon nga xhepi se si t’ju marrë edhe kacidhen e fundit. Shteti nuk është për t’ju ndihmuar. Ky shtet është një kalçeto hajdutërie e korrupsioni. Ky shtet ju sheh vetëm si lopë për t’ju mjelë. Që nga 1912, Edi Rama është i vetmi që ka arritur rekordin që Shqipëria të jetë e treta në botë më e korruptuar. Zgjidhja është që paratë që shkojnë tek ata oligarkë të kalçetos të shkojnë tek fermeri".

"Koncensionet dhe PPP-të do të anulohen dhe paratë do të kthehen në shërbim të njerëzve. Për fermerët do të kthehen në një buxhet 100 milion euro për mbështetje direkte për fermerin".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Popo17/11/2019 13:57

Si do anulohen, kur kontratat qe jane bere ne raste anulimi kompanite do kerkojne miliona euro shperblim? E vetmja gje qe mund ta kishte ndaluar kete vjedhje ishte qe ti te organizoje protesta ashtu si kjo qeveri e meriton, jo protesta me lule.

Genti17/11/2019 12:59

Si do anulohen kur ka Gjykata?

Shqiptari17/11/2019 12:57

Sigurisht qe diten e pare, sepse perndryshe me 100% siguri, qe diten e dyte te qeverisjes tende, te gjithe koncensionaret, mafiozet, abuzuesit dhe oligarket do t'i kesh brenda ne zyren tende me thaset me miliona euro per ty qe te heqesh dore nga ky premtim.

Shqiptari17/11/2019 12:53

Te verifikohet Koncensioni i Vilma Nushit per Check-Up mjekesor te popullates emer per emer. Sepse i ka marre milonat euro kot pa bere asnje pune. Une nuk kam bere asnjehere check-up prej 6 vitesh, nderkohe qe Vilma Nushi per mua i ka marre parate kokorr me kokerr parapagim. Jo vetem qe koncensionet duhet te anullohen urgjentisht, por duhet te verifikohen nga grupe te posacme kontrolli financiar dhe inspektimi profesional, dhe te kthehen parate e grabitura pa kryer asnje lloj sherbimi per te cilin e ka marre me koncension. Pervec kesaj te aplikohen edhe gjoba te majme per mos kryerje sherbimi dhe per ata qe kane abuzuar me detyrat shteterore duke mos kryer asnje loj kontrolli te zbatimit te kontratave koncensionare. Po nuk u goditen fort dhe pa meshire qysh ne fillim te gjithe abuzuesit dhe hajdutet e parave tona, çdo premtim i Bashes eshte nul dhe i parealizueshem!!!!

Idi17/11/2019 12:46

Urgjent qysh diten e pare se jane kancer i ketij populli. Vilma Nushi e kompany ne burg qe askujt mos i shkoj ne mendje te vjell me qeveri kete vend

Shto koment

Denonco